• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mexhiti: Për herë të parë, është prokuruar ilaç për pacientët me sëmundje të rralla Akondroplazia

Mexhiti: Për herë të parë, është prokuruar ilaç për pacientët me sëmundje të rralla Akondroplazia

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Për herë të parë, është prokuruar ilaç për pacientët me sëmundje të rralla Akondroplazia, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ilaçi Vosoritide është dorëzuar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve dhe është siguruar për tre pacientë, siç kërkohet nga vetë klinika.

“Me kënaqësi të madhe mund t'ju informoj se tre fëmijë të guximshëm, me sëmundje të rrallë, morën ilaçin e nevojshëm që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Për herë të parë me një prokurim publik për sigurimin e barnave për sëmundje të rralla për vitin 2023, është prokuruar një bar për pacientët me sëmundje të rralla Achondroplasia”, njoftoi Mexhiti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Për blerjen e ilaçit Vosoritide, në Buxhetin e Programit për trajtimin e personave me sëmundje të rralla janë siguruar edhe 50 milionë denarë shtesë.

Ilaçi është thelbësor për trajtimin e sëmundjes dhe ndikon në stimulimin e zhvillimit të pacientëve me akondroplazi, një sëmundje që manifestohet me një rritje te ulët, e cila shfaqet menjëherë pas lindjes. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR