• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti për 100 ditët e qeverisë: U ballafaquam me opozitë destruktive

Mexhiti për 100 ditët e qeverisë: U ballafaquam me opozitë destruktive

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Një qind ditët e para i jepen qeverisë së re për të emëruar personat dhe për të filluar punën. Por u përballëm me opozitë destruktive që çdo ditë kritikon, me të drejtë dhe pa të drejtë. Në të njëjtën kohë hapi disa punë nga e kaluara që nuk i mbylli si duhet, si ligjin e gjuhës, balancuesin, Badenterin,... Kanë pasur mjaftueshëm kohë, tetë vjet, për t'i zgjidhur, por nuk ia dolën dhe tani po abuzojnë edhe me pushtetin gjyqësor për politikë ditore. Fatkeqësisht po i instrumentalizojnë për destabilizim dhe mbjellje të mjegullës për të shpëtuar nga përgjegjësia. Ky nuk është arsyetim. Përkundër kësaj, ne ishim të përkushtuar çdo ditë në premtimin dhe programin tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Siç theksoi ai, procesi i eurointegrimit dhe kushti që duhet të përmbushë vendi për vazhdimin e tij, ka qenë dhe do të mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Kjo, tha ai, është alternativa e vetme për të gjithë qytetarët dhe kjo qeveri ka kapacitete demokratike dhe di të ecë kësaj rruge.

"Siç premtuam, ka një luftë të fuqishme ndaj biznesit të kazinove, legale dhe të jolegale, veçanërisht për koncesionet e paligjshme të dhëna nga zëvendëskryeministri Grubi, ka edhe vendim qeveritar për luftë të pakompromis me biznesin e zi të kazinove, që gjithashtu është problem për rajonin, kazinotë onlajn janë shfuqizuar plotësisht dhe do të sjellim ligj të ri që do të jetë shumë më i rreptë në lidhje me këtë biznes që është në dëm të qytetarëve. Në këto 100 ditë ka pasur edhe vendim të qeverisë për 35 milionë euro për Universitetin 'Nënë Tereza' me çka dëshmuam se jemi të përkushtuar për arsim më cilësor, sepse investimi në faktorin njerëzor është investimi më i mirë dhe ne do të vazhdojmë kështu në të gjitha nivelet e arsimit. Nga 80 komunat tashmë ka aplikime për projekte për zgjidhje konkrete të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, këtë vit do të ndahen 100 milionë euro, ndërsa 900 milionë në 3-4 vitet e ardhshme. Me këtë kemi treguar se jemi të përkushtuar për decentralizimin që është pushteti më i afërt me qytetarët dhe shtyllë e Marrëveshjes kornizë", theksoi ministri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për 100 ditët e para të themelimit të qeverisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se vendkalimet kufitare Tabanoc, Bllacë, Qafë Thanë do të kenë një “one stop shop” që dukshëm do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të reduktohen pritjet e gjata.

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR