• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Nuk ka vend për shqetësim për shkak të viruseve

Mexhiti: Nuk ka vend për shqetësim për shkak të viruseve

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Jemi duke i monitoruar të gjitha situatat dhe do të vendosim më tej në varësi të situatës. Tani për tani nuk ka asgjë alarmante, thotë ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i pyetur nga një gazetar nëse ka vend për shqetësim për shkak të viruseve.

Ai u pyet gjithashtu nëse numri i personave nën mbikëqyrjen mjekësore po rritet, duke pasur parasysh rastin me ethet hemorragjike kongo-krime.

"Kemi një rast të konfirmuar nga shërbimet që kanë qenë në terren. Të gjithë anëtarët e familjes së pacientit janë në karantinë. Më shumë detaje do të bëhen të ditura nga shërbimet, shtoi Mexhiti, në ngjarjen ku bëri me dije se është formuar një komision ekspertësh për rishikimin e listës pozitive të barnave.

Ai paralajmëroi rinovim të plotë të Klinikës universitare për psikiatri, si dhe investime në institucione të tjera shëndetësore.

"Në Radiologji, dje kemi nënshkruar një donacion me Ambasadën kineze, do të investojmë një shumë të caktuar për sallat e kirurgjisë. Jemi në fund të përgatitjeve për fillimin e procedurës, prokurimit publik për shpalljen e tenderit për renovimin e plotë të KARIL-it, ku ndodhin rastet më të rënda të aksidenteve në komunikacion dhe kushtet nuk janë të mira për momentin, tashmë kemi buxhet të siguruar për të rinovuar edhe atje. Jemi drejt fundit të përgatitjeve për atë që njoftova se deri në fund të vitit do të përfundojnë të paktën disa nga garazhet shumëkatëshe të Qendrës Klinike. Tetova tashmë ka hapur qendrën emergjente, është duke u bërë transferimi i disa reparteve", shtoi ministri.

Ai u pyet gjithashtu se deri ku ka arritur procesi me ilaçin “Trikafta”, duke theksuar se të gjitha përgatitjet janë drejt përfundimit.

"Tre vitet e fundit, një numër i madh, rreth 80 për qind, as nuk janë fotografuar në tomografinë kompjuterike të mushkërive. Së fundmi të gjithë këta persona janë fotografuar pasi këto janë kriteret për "trikafta" dhe të gjitha përgatitjet janë drejt përfundimit. Nuk e di numrin e sakt", u përgjigj ministri.

Ai rikujtoi për paralajmërimin për një qendër moderne, ku do të ketë reparte të veçanta për pacientë të rritur dhe fëmijë. Siç theksoi ministri, po sigurojnë mjete, një pjesë do të dhurohet, shpjegoi ai, ndërsa një pjesë tjetër do të ndahet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në pyetjen e një gazetari për ndërtimin e spitaleve, Mexhiti deklaroi se me ekipin e tij tashmë nuk do të ndërtohen disa institucione shëndetësore pas 30 apo 15 vitesh.

"Këto punë do të marrin dinamikë. Spitali i Shtipit, e dini, kam aktivizuar garancinë bankare për gjashtë milionë euro. Kështu do të veprojë me të gjitha institucionet shëndetësore dhe nuk do të lejoj dhe të lejojmë të përsëriten komplikime të tilla", theksoi Mexhiti.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për heqjen e drejtorëve organizativë në klinika, ai kujtoi se po bën presion që nga 1 janari 2024 të bëhet realitet, nëse kjo mund të arrihet. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR