• e premte, 27 dhjetor 2024

Mexhiti: Nuk ka mungesë të "amoksiklavit" në vend

Mexhiti: Nuk ka mungesë të

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pohon se në vend nuk ka mungesë të ilaçit "Amoksiklav".

"Dikush ka thënë se nuk ka, kjo ndoshta është individuale. Në vendet rajonale ka, ndoshta ata kanë pasur disa rezerva. U dëgjova me drejtorin e 'MALMED', në këtë moment nuk ekziston problem të tillë. Jemi të furnizuar me 'amoksiklav' dhe ka në këtë moment", deklaroi Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. bsh/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR