• e premte, 27 dhjetor 2024

Mexhiti nuk ka marrë ftesë për tubimin e BDI-së në Çair, thotë se i ngjan më shumë koncertit

Mexhiti nuk ka marrë ftesë për tubimin e BDI-së në Çair, thotë se i ngjan më shumë koncertit

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Izet Mexhiti i cili përfaqëson të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” të BDI-së, sot deklaroi se ai si kryetar i degës së partisë nuk është ftuar në tubimin e sontëm në sallën “Shaban Tërstena”.

Mexhiti,  i cili së bashku me kryetarët e komunave të Çairit dhe Qytetit të Shkupit, Visar Ganiu dhe Danella Arsovska, mori pjesë në fillimin zyrtar të ndërtimit të Mega Parkut, tha se tubimi i sontëm i BDI-së më shumë i ngjan koncertit duke pasur parasysh, siç theksoi, "sillen emra tingëllues nga estrada". 

 "Do të sjellin njerëz nga Struga, Kumanova, Likova, bëjnë shumë presione  me lista në administratë, me kërcënime se do t'u ndërrojnë vendin e punës. Është për të ardhur keq të shihet se BDI-ja  gjatë gjithë këtij muaji ta përgatisin të përsërisin atë që ne e  bëmë me qytetarët në Çair. Mendoj se ky do të jetë një mesazh për Ahmetin, do të ishte mirë t'i linte vetë Artanin dhe Bujarin për të parë se çfarë peshe kanë në Çair në komunën e tyre. Por kjo është situata. Sot dëgjova  se edhe Kovaçevski merret me tubimin në Çair, do të thotë e gjithë Qeveria" deklaroi Mexhiti.  

 I pyetur nëse do të bashkëpunonte me koordinatorin e sapoemëruar partiak të Çairit, Bujar Osmanin, Mexhiti  është përgjigjur kategorikisht se nuk do të bashkëpunojë.

"Së pari, me çfarë fillimisht të merret njeriu - qoftë me OSBE-në, qoftë me marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë, me punët e jashtme, zëdhënësin e partisë, doktorin, do të thotë njeriu ka humbur, nuk di nga t'ia fillojë dhe kjo e fundit koordinator me mitingje. Mendoj se shteti ka prioritete të tjera", tha Mexhiti 

Si koment të sondazheve të fundit ku është përpara Artan Grubit, Mexhiti tha se pret edhe  anëtarë të tjerë dhe simpatizantë të partisë të cilët tani kanë frikë t'i bashkohen "grupit të zjarrit" sepse, siç theksoi, ata e dëgjojnë zërin e popullit dhe të votuesve. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR