Mexhiti: Nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg
- Reagimet e qytetarëve për ta ndaluar ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg, nuk ka rënë në vesh të shurdhur si herëve të tjera. Tani me Mexhitin në krye të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ky projekt do të ndalohet, pasi është vërtetuar se do të dëmtoj shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor.
- Post By Fami Bajrami
- 13:38, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024
Reagimet e qytetarëve për ta ndaluar ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg, nuk ka rënë në vesh të shurdhur si herëve të tjera. Tani me Mexhitin në krye të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ky projekt do të ndalohet, pasi është vërtetuar se do të dëmtoj shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ashtu siç kishte premtuar VLEN para zgjedhjeve nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg.
Mexhiti ka shkruar se dje ka vizituar Zonën Industriale të Vizbegut, ku ka takuar sipërmarrësit nga kjo zonë e Shkupit.
“Së bashku diskutuam për sfidat me të cilat përballen, si problemet me rrugën dhe aksesin në zonë, si dhe për çështjen kryesore që ngritën në protestë qytetarët dhe bizneset: ndërtimin e planifikuar të Bazës së Asfaltit. Përforcova qëndrimin tonë se dëgjojmë qytetarët dhe bizneset dhe i informova se kemi anuluar vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në këtë zonë industriale. Ky vendim u mor duke marrë parasysh argumentet e tyre, të cilat theksojnë dëmet që një aktivitet i tillë do të sillte për shëndetin dhe mjedisin. Ne mbështesim bizneset, por jo me koston e shëndetit dhe natyrës”, ka shkruar Mexhiti.
VLEN
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.