• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Një qendër klinike pritet të funksionojë nga janari

Mexhiti: Një qendër klinike pritet të funksionojë nga janari

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Famtir Mexhiti pret që nga janari i vitit të ardhshëm të funksionojë një qendër klinike, me siguri me një drejtor të përgjithshëm, me çka do të hiqen drejtorët organizativë të disa klinikave.

"Nga dita e parë punoj me përkushtim për këtë problem dhe ky problem është shqetësimi im më i madh që dëshiroj ta zgjidh si kabinet, si Ministri ta zgjidhim, njëherë e përgjithmonë të vendosen punët siç duhet në Klinikë dhe të funksionojë shumë më lehtë dhe të jetë më efektiv. Informata është gati, në marrëveshje me FSSHM, pas vitit të ri, do të thotë nga 1 janari 2024 të fillijë të funksionojë një qendër klinike me drejtor të përgjithshëm ose të dakordohemi për atë se si do të jenë modaliteti", u përgjith ministri në pyetje të gazetarëve, pas prezantimit të "Shëndeti im".

Ai theksoi se qëllimi është që pacientët të marrin shërbim më të mirë shëndetësor, ndërsa punonjësit shëndetësorë të funksionojnë më lehtë.

Në pyetje të gazetarëve nëse kjo do të thotë se do të hiqen drejtorët organizativë, ose më të njohur edhe si ekonomikë, ai u përgjigj pozitivisht.

Ministri vlerëson se atëherë do të furnizohen punët në sasi dhe me çmim më të lirë dhe do të ketë bashkëpunim më të mirë mes klinikave.

Në synojmë atë rrugë, vazhdoi ai, të shkojmë drejt Bashkimit Evropian, nuk kemi rrugë tjetër, "duhet kjo të bëhet një herë e përgjithmonë që në shëndetësi të funkisonojnë punët siç duhet".

Mexhiti u përqëndura edhe në problemet me parkingjet.

"Nuk ka garazhe nëntokësore në kate, kjo do të bëhet. Jo që jam ministër i Infrastrukturës, por, kjo duhet të zgjidhet. Kjo është fytyra e shtetit tonë, si dhe e jona, si njerëz. Kjo është turp se çka po ndodh në Qendrën klinike", tha ministri. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR