• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Ne do të sjellim ndryshimin në qeverisje dhe jo vetëm ndërrimin e pushtetarëve të korruptuar!

Mexhiti: Ne do të sjellim ndryshimin në qeverisje dhe jo vetëm ndërrimin e pushtetarëve të korruptuar!

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA)- Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se shqiptarët që moti janë përcaktuar për ndryshim në skenën politike, problemi ka qenë te opozita shqiptare që nuk ka qenë e bashkuar dhe nuk ka pas një program dhe vizion për bashkim. 

“Por kësaj radhe duke qenë vetëkritik po e evitojmë dhe përmirësojmë këtë dobësi tonën dhe po bashkohemi ku fokus është fitorja dhe ndryshimi dhe jo vetëm ndërrimi i kësaj klike të korruptuar në pushtet, që do të thotë, do të bëjmë ndryshim në qasjen, ndryshim në qeverisje”, ka thënë Mexhiti në edicionin e lajmeve qendrore në TV Alsat- M.

“Motivi kyç i bashkimit të partive politike shqiptare nuk ka qenë për numra dhe pazare, por për të sjellë ndryshimin në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku në rend të parë do të jetë interesi i qytetarit shqiptar dhe për ta realizuar ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët”, ka deklaruar Mexhiti.

 

QËNDRONI TË LIDHUR