• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti në takime në Londër për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme për ndërtimin e Qendrës së re klinike

Mexhiti në takime në Londër për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme për ndërtimin e Qendrës së re klinike

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti gjendet për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar ku dje realizoi takim me Martin Vikers, përfaqësues special i kryeministrit britanik për tregti me Ballkanin Perëndimor, Simon Eshvort, drejtor kryesor operativ i "International Hospitals Group" (IHG) dhe me Dejvid Shepard, zëvendësshef i departamentit për shëndetësi (infrastrukturë, edukim dhe trajnim) në Ministrinë për biznes dhe tregti.

"Në fokus të takimit është planifikuar në aktivitetet e ardhshme për ndërtimin e Qendrës së re klinike të formohet një grup pune i përbërë nga përfaqësuesit e disa ministrive, të cilët do të kenë kompetenca të ndryshme lidhur me projektet, ndërsa si hap i ardhshëm që do të ndërmerret është revizioni i studimit tashmë ekzistues të fizibilitetit. Në takim është diskutuar për sfidat dhe prioritetet aktuale, me qëllim të përparimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe nismat dhe projektet nga fusha e shëndetësisë. Të dy palët shprehën interesim për planifikimin e edukimeve shëndetësore të kuadrove shëndetësore ndërmjet dy vendeve", kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Mexhiti shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga Mbretëria e Bashkuar dhe theksoi se është i një rëndësie të madhe trajnimi i personelit tonë për punë sipas metodologjisë më të re në disa fusha të mjekësisë.

"Përpjekja personale e Vikers, përmes angazhimit dhe vizitave të tij të cilat i realizon në rajon, do të jenë forcë lëvizëse për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar", citohet në kumtesë. sa/

Foto: Ministria e Shëndetësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR