• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti në takim me liderët botërorë në Konferencën e KB-së për Ndryshime Klimatike në Azerbejxhan

Mexhiti në takim me liderët botërorë në Konferencën e KB-së për Ndryshime Klimatike në Azerbejxhan

 Shkup, 10 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku  nesër nis punimet  Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve - COP29.

 Siç informoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti, i cili së bashku me ministren e Energjisë dhe Minierave Sanja Bozhinovska, është  pjesë e delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të COP29 do të jetë pjesë e takimeve të liderëve botërorë për të diskutuar Marrëveshjen e Parisit dhe për të rritur ambiciet e Veprimit për klimën.

 Samiti mbi ndryshimet klimatike shërben si një platformë për premtime, angazhime dhe plane veprimi në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, ndërsa pjesëmarrës janë krerë shtetëror nga e gjithë bota.

 Foto: MMJPH

 

QËNDRONI TË LIDHUR