• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti në Konferencën e KB-së për ndryshime klimatike në Azerbajxhan

Mexhiti në Konferencën e KB-së për ndryshime klimatike në Azerbajxhan

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ndodhet për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku sot fillon Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, e njohur si Konferenca e palëve - COP29. 

Mexhiti, siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, është pjesë e delegacionit të lartë shtetëror, i udhëhequr nga presidentja, Gordana Siljanovska Davkova. Ai në kuadër të COP29 do të jetë pjesë e liderëve botërorë, në të cilën do të bisedojë për Marrëveshjen e Parisit dhe qëllimin për të rritur ambiciet për aksion klimatik. 

Samiti i ndryshimeve klimatike, siç thuhet, shërben si platformë për premtime, detyrime dhe plane të veprimit në përputhje me qëllimet e Marrëveshjes së Parisit, ndërsa pjesëmarrësit janë shefa të shteteve dhe zyrtarë të lartë shtetërorë nga tërë bota. qa/bsh/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR