Mexhiti: Me paratë e BERZH-it do të përmirësohet pastërtia në rajonin e Pollogut dhe funksionimi në deponinë Rusino
- Tejkalimi i problemeve në funksionimin e deponisë rajonale Rusino është parashikuar me paratë e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pas takimit me kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe udhëheqësinë e NP Rusino - Pollof. Prokurimi i mekanizimit do të ulë dukshëm shpenzimet e ndërmarrjes tha ministri.
Gostivar, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Tejkalimi i problemeve në funksionimin e deponisë rajonale Rusino është parashikuar me paratë e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pas takimit me kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe udhëheqësinë e NP Rusino - Pollof. Prokurimi i mekanizimit do të ulë dukshëm shpenzimet e ndërmarrjes tha ministri.
Mexhiti përmedi se është informuar për situatën dhe për të parë më saktë gjendjen e deponisë dhe si mund të trajtohet.
"Ministria e Mjedisit Jetësor tashmë është duke zhvilluar një procedurë tenderimi me mjete nga BERZH, nga të cilat janë marrë 55 milionë euro. Një pjesë e mirë e tyre do të shkojnë edhe për deponinë Rusino. Ideja është që diku rreth muajit mars, gjithçka që deponia paguan aktualisht si outsourcing, të ketë si mekanizim të vetë", tha Mexhiti.
Sipas tij, një blerje e tillë padyshim që do t'i ndihmojë funksionimit, por edhe siç ka theksuar, do të zvogëlojë obligimet që NP Rusino-Polog ka ndaj kompanive të jashtme. Një nga gjërat më të rëndësishme që planifikohet të financohet me këto mjete është ndërtimi i një stacioni transferues në Tetovë ku do të grumbullohen mbeturinat.
Me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të deponisë së Rusinës, zëvendëskryeministri dhe ministri i ekologjisë Mexhiti, paralajmëroi projekt që synon monitorimin e gjithë procesit të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut. Në atë mënyrë, siç tha ai, do të shihet se ku janë mangësitë dhe do të përmirësohet sipas standardeve të kërkuara, si dhe është planifikuar prokurimi i kontejnerëve dhe automjeteve për transport të ndërmarrjeve publike komunale.
"Pak ditë më parë promovuam një program për ajër dhe mjedis më të pastër jetësor, me të cilin propozojmë të kemi edhe polici komunale që do të merret me deponitë dhe mbetjet. Sepse duke ardh këtu kam parë që për të shmangur pagesat janë krijuar deponi të vogla përgjatë rrugëve dhe për këtë duhet edhe policia komunale," tha ministri Izet Mexhiti.
Drejtori i NP Rusino - Pollog, Sazan Horvati, tha se po përballen me probleme që vijnë nga borxhet e ndërmarrjeve komunale që depozitojnë mbeturinat në deponi. Ato deri më tani arrijnë në 19 milionë denarë, ndërsa borxhlinjtë më të mëdhenj janë ndërmarrjet publike nga Tetova dhe Gostivari. ls/
Foto: MIA