• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Me masat që ndërmarrim, ngadalë por sigurt do të ndikojmë të ketë ajër më të pastër dhe mjedis jetësor më të pastër

Mexhiti: Me masat që ndërmarrim, ngadalë por sigurt do të ndikojmë të ketë ajër më të pastër dhe mjedis jetësor më të pastër

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) – Ndotja është çështje komplekse që nuk mund të zgjidhet me një masë, por me më shumë masa. Me kompleksin e masave që po ndërmarrim, ngadalë por sigurt do të ndikojmë të ketë ajër më të pastër dhe mjedis jetësor më të pastër, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti.

Si shembull pozitiv ai e vlerësoi projektin e fundit të Qeverisë për ndarjen e mjeteve për komunat për realizimin e projekteve kapitale, pasi siç tha 40 për qind e tyre janë për projekte ekologjike dhe për infrastrukturë nëntokësore që në mënyrë indirekte ndihmojnë për ajër më të pastër.

"Punojmë intensivisht në uljen e ndotjes që është problem. Është e vërtetë se një kohë të gjatë Shkupi dhe disa qytete të tjera në Maqedoni janë shumë të ndotura, veçanërisht zonat urbane, por është e vërtetë se vitet e fundit vjen duke u zvogëluar ndotja. Ka edhe masa të tjera nga Ministria dhe Qeveria. Ditët në vijim do të vihen në funksion mjetet e BEI-t në vlerë prej 50 milionë euro për infrastrukturën nëntokësore në të gjitha komunat që nuk janë shfrytëzuar deri më tani", ka thënë Mexhiti në përgjigjen e pyetjes gjatë vizitës së sotme në deponinë e Drisllës në Shkup.

Ai së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dhe u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Drislla”, Nenad Josevski sot ka vizituar deponinë “Drislla”. Gjatë kësaj vizite u diskutua për rëndësinë e investimeve në landfill, me qëllim që ai të jetë plotësisht funksional dhe të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më efikase.

“Ministri Mexhiti theksoi nevojën e mbylljes së deponisë, para së gjithash për arsye sigurie dhe kjo do të mundësojë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Ai theksoi se investimet e nevojshme do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe do të kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të mbetjeve në rajon”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Kjo vizitë, thuhet në kumtesë, mes tjerash thekson përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ofrimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR