• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mexhiti: Mbi 3.000 gra këtë vit ishin pjesë e skriningut të mamografisë në kuadër të programit të Ministrisë

Mexhiti: Mbi 3.000 gra këtë vit ishin pjesë e skriningut të mamografisë në kuadër të programit të Ministrisë

Shkup, 5 nëntor 2023 (MIA) - Prej fillimit të këtij viti, deri më tani janë realizuar mbi tre mijë kontrolle në kuadër të skrining programit për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili mori pjesë në ngjarjen në Parkun e qytetit në organizim të Shoqatës Ezra dhe në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve.

"Meqenëse zbulimi i hershëm është kyç tek kanceri i gjirit, Ministria e Shëndetësisë, në drejtim të preventivës, zbaton skrining program nacional për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Këtë vit, me të janë përfshirë gratë prej 45 deri 69 vjeç, të cilat nuk kanë kryer mamografi në dy vitet e fundit, si dhe gratë e moshës prej 40 deri 44 vjeç, të cialt kanë ndonjë anëtar të familjes me kancer të gjirit apo faktor tjetër rreziku", tha Mexhiti.

Mamografia e skriningut, përkujtoi ai, është pa pagesë për gratë në program, përkatësisht participimin e mbulon Ministria e Shëndetësisë.

"Prej fillimit të këtij viti, deri më tani janë realizuar mbi tre mijë kontrolle në kuadër të këtij skkriningu. Implementuam edhe risi të rëndësishme në protokollin për kontroll të gjirit. Gratë me ndryshime udhëzohen në kabinet të posaçëm për gjirin, ku radiologu i jep udhëzimet shtesë për biopsi dhe hulumtime të tjera",tha ministri i Shëndetësisë.

Me këtë, sipas Mexhitit, dukshëm lehtësohet qasja e grave drejt shërbimit të nevojshëm shëndetësor.

Ai bëri thirrje për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe kujdesin për shëndetin personal, duke i pasur parasysh zbulimin e hershëm, mund të shpëtojë jetë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR