• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në trajtimin e rezistencës antimikrobike

Mexhiti: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në trajtimin e rezistencës antimikrobike

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në këtë përpjekje për t'u marrë me rezistencën antimikrobike, megjithatë, aspekti i "Një shëndet" për parandalimin dhe kontrollin e rezistencës antimikrobike duhet të zhvillohet më tej, dhe udhërrëfyesi do të ofrojë udhëzime për këtë",  tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në kuadër të sesionit të 73-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropë (RC73).

Siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në Komitetin rajonal, i cili po mbahet nga 24-26 tetor 2023 në Astana të Kazakistanit, ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti foli në seancën e sotme mbi temën Udhërrëfyesit për Rezistencën Antimikrobike për Rajonin Evropian të OBSH-së 2023-2030 në Maqedoninë e Veriut.

Ai potencoi se fokusi do të vendoset edhe në mbikëqyrjen e rezistencës antimikrobike në kuadër të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Laboratorik (LIMS) që po zhvillohet me mbështetjen e OBSH-së.

"Prioritet do t'i jepet nismave arsimore që synojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe publikun për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm të antibiotikëve. Kjo përfshin përdorimin e praktikave të kujdesshme të përshkrimit dhe sigurimin e disponueshmërisë së alternativave antibiotike kur është e përshtatshme. Do të punojmë gjithashtu për të forcuar masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në objektet shëndetësore për të reduktuar përhapjen e infeksioneve rezistente, duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve për punonjësit e shëndetësisë", tha ministri.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se mbështetja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është e paçmueshme në përpjekjet për t'u përballur me rezistencën antimikrobike, si dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira, përvojave dhe mësimeve të nxjerra në zbatimin e udhërrëfyesit midis vendeve të rajonin e Ballkanit. bsh/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR