• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Më në fund tejkalohet problemin e trashëguar të mungesës së shiritave matës të sheqerit

Mexhiti: Më në fund  tejkalohet  problemin e trashëguar të mungesës së shiritave matës të sheqerit

Shkup, 20 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Besimi ka ndarë në profilin e tij në Fejsbuk informacionin se përfundimisht është tejkaluar problemi i trashëguar me furnizimin e shiritave matës të sheqerit dhe diabetët tashmë gjatë javës së ardhshme do të jenë në dispozicion edhe në farmacitë.

 Ai theksoi se po bëhen përpjekje maksimale, që sa më  shpejtë të mbërrijnë edhe sensorët për diabet. Me to, thotë ministri, fëmijët  për herë të parë do të mund pa dhimbje ta masin sheqerin në gjak dhe premtoi se në mandatin e tij vonesa në furnizimin e barnave nuk do të ketë.

"Problemet e trashëguara  i zgjedhim sepse pacientët për mua kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në vend të parë. Zgjidhim problemin e trashëguar të mungesës së shiritave matës të sheqerit në gjak. Një sasi e mjaftueshme lentësh për të përmbushur nevojat e diabetikëve, tashmë është rrugës për në vendin tonë, dhe brenda javës së ardhshme ato do të jenë në dispozicion edhe në farmacitë. Gjithashtu po bëjmë çdo përpjekje, që sa më  shpejtë të mbërrijnë edhe sensorët për diabetikë që për herë të parë do të jenë në gjendje të përdoren nga fëmijët për matjen e sheqerit pa dhimbje", ka shkruar ai. 

Me këtë, shton,  do të përmbushim një nga kërkesat më të rëndësishme të diabetikëve.  

 "Falënderoj durimin e pacientëve dhe më vjen keq për situatën e krijuar si pasojë e mosveprimit dhe neglizhencës së Bekim Salit. Siç kam premtuar, për sa kohë që unë do të jem ministër, nuk do të ketë vonesa në barnat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë" ka shkruar ministri Mexhiti në Fejsbuk. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR