• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Ligji për përdorimin e gjuhëve është një temë për shkak të zgjidhjeve gjysmake dhe jo të plota të politikave të BDI-së

Mexhiti: Ligji për përdorimin e gjuhëve është një temë për shkak të zgjidhjeve gjysmake dhe jo të plota të politikave të BDI-së

 Tetovë, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Opinioni po diskuton për ligjin për përdorimin e gjuhëve për shkak të zgjidhjeve jo të plota dhe politikave të mëparshme të cilat i ka udhëhequr Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), vlerësoi sot zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

 Ky është qëndrimi i tij i dhënë me kërkesë të gazetarëve në një ngjarje në Tetovë, ndërsa pas kumtesës së sotme të BDI-së, e cila theksoi se çdo përpjekje për të shfuqizuar ndonjë dispozitë të atij ligji nuk është vetëm akt juridik, por paraqet një goditje të drejtpërdrejtë të stabilitetit dhe paqes.

 "Tani përballen me përgjegjësinë, dhe para përgjegjësisë u duhet mjegull, u duhet destabilizim. Por, nëse në shtetv dikush nuk ka të drejtë për këtë çështje, ajo është BDI. Për shkak të zgjidhjeve të tyre gjysmake, jo të plota, dhanbë mundësinë që dikush sot të merret me këtë çështje. Kjo çështje të ishte zgjidhur siç duhet, të kishte një ligj për gjuhën shqipe, sipas të gjitha modeleve sot nuk do të ishte temë e diskutimit. Temë e diskutimit është për shkak të zgjidhjeve gjysmake dhe jo të plota të BDI-së", theksoi Mexhiti.

 Sipas tij, kjo është një çështje e ndjeshme dhe duhet të trajtohet në mënyrë të arsyeshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të diskutojë  për përdorimin e gjuhëve.

 "I bëj thirrje opinionit, të gjithëve do të thotë, kjo është një çështje e ndjeshme. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Në bazë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të mirën e shtetit, të mirën e marrëdhënieve ndëretnike, stabilitetit, duhet t'i qasemi në mënyrë të arsyeshme kësaj marrëveshjeje. Nuk do të hyj në çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Unë vetëm po bëj thirrje që kjo nuk është çështje juridike, por edhe çështje politike që ndikon në stabilitetin e shtetit",  tha Mexhiti.

Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetor  duhet ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR