• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Krijuam sistem për shfrytëzimin e përvojave botërore në trajtimin e kancerit

Mexhiti: Krijuam sistem për shfrytëzimin e përvojave botërore në trajtimin e kancerit

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka takuar sot dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, profesor Svetozar Antoviqin dhe profesoreshën Vesna Veliq Stefanovska, udhëheqëse e Institutit të Epidemiologjisë, me rastin e themelimit të parë të platformës elektronike kombëtare për botimin e studimeve shkencore epidemiologjike për situatën me sëmundjet malinje në vend.

“Për herë të parë po krijojmë platformë elektronike kombëtare për publikimin e studimeve shkencore epidemiologjike mbi kancerin e prostatës, kancerin e mitrës, kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit dhe kancerin e mëlçisë. Gjatë krijimit të metodologjisë së punës janë shfrytëzuar përvojat e vendeve anëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato tregojnë ndryshimin mesatar vjetor në përqindje të secilës nga pesë sëmundjet malinje për periudhën 2014-2022, sipas gjinisë, moshës dhe komunave”, thotë Mexhiti.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, gjithë kërkimi do të vendoset në një platformë elektronike të hapur për të gjitha profilet e profesionistëve shëndetësorë, si dhe studentë, master dhe doktorantë të Fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë. Platforma do të jetë e hapur edhe për shoqatat e pacientëve me sëmundje malinje dhe për të gjithë personat dhe institucionet e tjera të interesuara.

"Realizimi i kësaj nisme është me interes kombëtar dhe do të mundësojë lidhjen me të gjitha bazat e të dhënave përkatëse botërore", njofton MSH. bsh/

Foto: MSH

QËNDRONI TË LIDHUR