• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti kontrolloi punimet në ndërtimin e kanalit periferik në Haraçinë

Mexhiti kontrolloi punimet në ndërtimin e kanalit periferik në Haraçinë

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot e vizitoi komunën e Haraçinës ku kontrolloi ndërtimin e kanalit periferik, qëlli i të cilit është mbrojtja nga vërshimet.

"Ky projekt rajonal është i një rëndësie të jashtëzakonshme për mbrojtjen e vendbanimeve dhe tokave të punueshme nga vërshimet, jo vetëm në komunën e Haraçinës por edhe komunat Gazi Babë, Ilinden dhe Petrovec, dhe ësshtë i gjatë 27 kilometra, ndërsa për momentin është duke u realizuar rregullimi i një pjese të kanalit periferik me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej rreth 64 milionë denarë", tha Mexhiti.

Siç transmetoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti informoi se me këto mjete intervenohet në pjesën nga ura në rrugën rajonale Shkup - Kumanovë, e gjatë rreth 300 metra, ndërsa vetë projekti duhet të përfundohet deri në qershor të vitit të ardhshëm.

"Sipas asaj që pamë në terren, projekti po ecën sipas planit dinamik dhe deri më tani ka përfunduar 38 për qind e projektit. Besoj se ky projekti i yni do të kontribon shumë në mbrojtjen e popullatës nga vërshimet dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës, veçanërisht për shkak se kanali që kalon nëpër komunën e Haraçinës ka pasur rrezik të lartë nga vërshime", deklaroi Mexhiti.

Sipas informacioneve nga terreni, nëpër kanalin periferik të Haraçinës kanë përfunduar sasi të konsiderueshme mbetjesh nga shishet plastike dhe ambalazhe të tjera, të cilat kanë ulur qarkullimin e tij dhe përveç kësaj, kanali ishte i tejmbushur me bimësi.

"Ministria e Mjedisit Jetësor për këtë arsye i është drejtuar komunës për të mbështetur rregullimin e kanalit, me qëllim rikthimin e rolit të tij për sigurimin e kushteve për një rrjedhë më të mirë të ujërave atmosferikë nëpër vetë fshatin dhe mbrojtjen e vendbanimit nga vërshimet", thuhet në kumtesën e MMJPH-së. ab/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

 

QËNDRONI TË LIDHUR