• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Koalicioni qeveritar është stabil, kemi mendime të ndryshme, por edhe kapacitet për zgjidhje kompromisi

Mexhiti: Koalicioni qeveritar është stabil, kemi mendime të ndryshme, por edhe kapacitet për zgjidhje kompromisi

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti konsideron se ajo që tha ministri i Administratës publike Goran Minçev për balancuesin nuk është ajo që thotë ligji. Nisma të tilla, tha ai nuk duhet të jenë prioritet dhe do të shkaktojnë reagime.

Sipas Mexhitit, koalicioni qeveritar është stabil, ndërsa fokusi duhet të jetë zhvillimi ekonomik, rritja e standardit jetësor, lufta kundër korrupsionit, integrimi në BE dhe zgjidhja e problemeve konkrete.

Се додека граѓаните во државата, без разлика од која етничка припадност се, сакаат да се занимаваат со наука, истражување, не треба да се плашиме. Одиме кон прогрес, одиме кон еволуција, изја

"Që nga vitet e '90-ta deri tani nuk ka pasur koalicion më të qëndrueshëm, 78 deputetë me tendencë për të arritur në 80-të dhe të ketë dy të tretat nuk ka ndodhur kurrë në vend. Në koalicion qeveritar jemi bashkë, por nuk jemi njësoj, nuk jemi një. Jemi të ndryshëm, kemi në disa raste mendime të ndryshme, por kemi kapacitet për të biseduar, negociojmë për të gjetur zgjidhje kompromisi dhe të ecim përpara. Sa i përket balancuesit, atë që tha ministri Minçev mendoj se nuk është në kuadër të ligjit. Në ligj qartë thuhet se përfaqësimi i drejtë duhet të jetë sipas përqindjes së përfaqësimit të popullsisë, nuk thotë rezident apo jorezident. Kjo Qeveri është e përkushtuar për zhvillimin ekonomik, standardin e jetesës, zgjidhjen e problemeve konkrete dhe çështje të tilla nuk janë prioritet, janë të panevojshme dhe normalisht iniciativa të tilla do të shkaktojnë përgjigje nga ana jonë dhe nuk jemi ne ata që iniciojmë një gjë të tillë. Ne jemi të përkushtuar në shtyllat e Qeverisë, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, integrimin në BE, këto janë shtyllat tona, një platformë nga e cila nuk duam të dalim. Mendoj se edhe kolegët tanë do ta kuptojnë se duhet të jenë në detyrë për këtë platformë dhe jo politikë ditore", tha Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen se si janë marrëdhëniet në koalicionin qeveritar pas fillimit të fushatës “Vepro tani, për natyrën”.

Foto: Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR