• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mexhiti: Ka mungesë të obsterteve, në konkursin nga Klinika e Gjinekologjisë nuk kishte asnjë aplikim

Mexhiti: Ka mungesë të obsterteve, në konkursin nga Klinika e Gjinekologjisë nuk kishte asnjë aplikim

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Ka mungesë të obsterteve, ka pasur një konkurs të shpallur nga Klinika për Gjinekologji dhe nuk kishte asnjë aplikues. Menjëherë morëm iniciativën së bashku me shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” dhe me ministrin e Arsimit, vendosëm që nga shtatori të hapim një klasë tjetër. Gjatë gjithë kohës bëj apel që të përballemi me të gjitha problemet. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, për t'i zgjidhur ato. Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në ditën e obsterteve.

I pyetur për njoftimet në konferencën për shtyp të dy sindikatave më të mëdha në lidhje me rritjen ende të paarritur, tre dhe dy mijë denarë për personelin mjekësor, ministri tha se gjithçka është marrë vesh me sindikatat dhe se pagesa do të fillojë për disa ditë. Pyetjes së një gazetari, a është e drejtë që të rriten pagat e zyrtarëve për 78 për qind, ndërsa punonjësit e shëndetësisë të ankohen për të ardhura të ulëta, ministri u përgjigj se ai nuk vendos për rritjen e të ardhurave të zyrtarëve.

“Ne përpiqemi që punonjësit e shëndetësisë të kenë gjithmonë të ardhura më të mira dhe për këtë do të përpiqemi edhe në të ardhmen”, theksoi ministri.

I pyetur për ankesat e prindërve për kushtet e klinikës së fëmijëve, pritje për një ekzaminim të zakonshëm për rreth 4-5 orë, ministri tha se po bëhet gjithçka, që të ketë edhe turne të dyta edhe për diagnostifikim dhe për ekzaminime dhe emërime.

"Do të merremi me të gjitha, por normale që na duhet kohë", tha ministri.

Në lidhje me strategjinë për mbajtjen e stafit në vend, ministri tha se janë në negociata të përditshme me Ministrinë e Financave, për miratimet për punësime të reja në shëndetësi. Ai konfirmoi se në çdo institucion shëndetësor ka mungesë të personelit të të gjitha llojeve dhe tha se gjithçka do të bëhet brenda kufijve të mundësive për punësime të reja.

I pyetur për reagimet për emërimin e personelit për drejtorë, si ai i kardiologjisë, me emërimin e një personi që më parë ka qenë drejtor i Ujësjellës dhe Kanalizime, si dhe stafi i toksikologjisë, mjek i mjekësisë së përgjithshme, ministri tha se bëhet fjalë për personel me arsim të lartë.

Obstertja e diplomuar Tanja Trajkovska, nënkryetare e Shoqatës së Infermiereve, Teknikëve dhe Obsterteve, kryetare e bordit të obsterteve në Odën e profesionistëve shëndetësorë me arsim të mesëm, të lartë dhe ish-kryetare e seksionit të obsterteve, informoi se KGJO janë 14 obsterte në sallën e maternitetit , të rregulluara në katër ose pesë turne. Çdo vit në klinikë ka rreth 3500 deri në 3800 lindje.

Trajkovska u pyet se cili është mesazhi që duan të dërgojnë në këtë ditë.

"Nuk duam të keqkuptohemi se kemi diçka kundër arsimimin e obsterteve, le të themi, në nivelin e mesëm, me shkollën e mesme. Ne duam të kuptojmë se arsimi duhet të jetë adekuat. Duhet të jetë me cilësi të mirë. Ata duhet të fitojnë aftësitë që duhet të ketë një obsterte në fund të trajnimit të tyre. Ata duhet të kenë të gjitha kompetencat për të qenë në gjendje të përballojnë të gjitha situatat kërcënuese për jetën në sallën e maternitetit. Të jenë përgjegjës për dy jetë për momentin dhe ta marrin vetë vendimin në moment, çfarë duhet bërë dhe kur, në çfarë momenti duhet thirrur gjinekologu, nëse obstertja nuk e përballon dot vetëm të gjithë situatën, u përgjigj ajo.

Në nivel të gjithë vendit, shtoi, duhet të ketë edhe këshillimore për gratë shtatzëna, sepse tashmë mjekët, siç theksoi, janë të mbingarkuar.

"Një grua shtatzënë me një shtatzëni normale vjen gjatë gjithë kohës tek ata edhe për pyetjet më të zakonshme, për dietën, veshjen, pushimin vjetor etj, pyetje që mund t'i bëjë shumë lehtë në një qendër këshillimi për gratë shtatzëna, të cilat do të këshilloheshin nga osbtertet. Gjithashtu ato elemente rutinë bazë si pesha, gjatësia. Ka gra shtatzëna që shtojnë peshë të tepërt, pikërisht sepse nuk ka obsterte që t'i këshillojë se sa peshë mund të shtojnë gjatë shtatzënisë. Cilat ushtrime fizike dhe madje edhe ushtrimet fizike duhet të bëhen së bashku me gruan shtatzënë, duhet të bëhen nga një obsterte profesioniste, nuk duhet të bëhen nga instruktorë pilatesi apo instruktorë joga, që nuk janë ekspertë, si dhe cilat janë ndërlikimet që mund të hasë gruaja shtatzënë gjatë shtatzënisë", sqaroi Trajkovska. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR