• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është politikë e përditshme

Mexhiti: Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është politikë e përditshme

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se Qeveria është e qëndrueshme dhe ka 78 deputetë, me tendencë për të arritur deri në 80.

"Qeveria ka një shumicë prej dy të tretave. Kemi një program të Qeverisë përpara nesh. Jemi të përkushtuar në atë që ishte fokusi i Qeverisë. Nuk shoh asnjë kuptim. Zgjedhjet janë larg, madje edhe zgjedhjet lokale janë larg për ne që të hapim tani temën e zgjedhjeve", theksoi Mexhiti në TV Sitel.

Mexhiti thekson se VLEN nuk ka frikë nga zgjedhjet, por mendon se këto tema janë pjesë e politikës së përditshme për të mbajtur vëmendjen e anëtarësisë së BDI-së, e cila po i largohet çdo ditë.

"Ngadalë por me siguri, Fronti Evropian po fillon të përçahet. Disa majtas, të tjerë djathtas. Aktivitetet po i kryejnë individualisht. BDI në një anë, PDSH diku, Aleanca në anën tjetër. Edhe në konferenca për shtyp janë të ndarë dhe kur dalin para publikut nuk dinë si ta paraqesin veten, si Front Evropian apo si parti politike”, tha zëvendëskryeministri i parë. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR