• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Jemi më të mirët në rajon në ofrimin e terapisë për sklerozën multiple

Mexhiti: Jemi më të mirët në rajon në ofrimin e terapisë për sklerozën multiple

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha sot se jemi më të mirët në rajon në ofrimin e terapisë për sklerozën multiple.

"Ne në fushën e sklerozës multiple, unë si neurolog profesionist, ju siguroj me përgjegjësi, se jemi më të mirët në rajon për ofrimin e terapisë. Dhe ne do të vazhdojmë, do të përpiqemi të përfshijmë sa më shumë pacientë dhe numri i pritjeve nuk është i madh. Ne përcaktojmë me saktësi diagnozën dhe kur të fillojmë terapinë. Ne kemi terapi normale dhe moduluese, simptomat e para, së pari vendosim se si - është profesionale mes nesh në neurologji, por ju them dhe pohoj me përgjegjësi se jemi më të mirët në rajon", theksoi ministri, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari.

Ai sot mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Kombëtare për Ndihmë dhe Mbështetje të Personave me Sklerozë Multiple dhe me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR