• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti i bëri thirrje Jovevit që të bëhet këshilltar kombëtar për kardiokirurgji

Mexhiti i bëri thirrje Jovevit që të bëhet këshilltar kombëtar për kardiokirurgji

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot i bëri thirrje drejtorit të shkarkuar në Klinikën Universitare Shtetërore të Kardiokirurgjisë, prof.dr. Sashko Jovev që të jetë këshilltari i tij kombëtar për kardiokirurgji.

"Buxhetin të cilin e trashëgova, ishte shumë deficitar. Kemi kërkesë nga Kardiokirurgjia, më parë në bisedë me profesorin dhe kolegët e tjerë dhe me ribalancin e buxhetit jam i gatshëm të kërkoj që të rritet ai buxhet, me qëllim që Klinika e Kardiokirurgjisë dhe programi për transplant të funskionojnë më mirë dhe t'i rrisim rezultatet pozitive dhe tu dalim në ndihmë pacientëve", shtoi ministri.

Ai theksoi se Jovev do të vazhdojë të jetë i punësuar në Klinikë dhe do ta ketë mbështetjen e tij në punën e mëtutjeshme. 

Në brifingun e sotëm me gazetarët, persona profesionstë sqaruan dilemat rreth shkarkimit të Jovevit, gjë që shkaktoi reagime në publik. 

Mexhiti u pyet se çka do të bëhet me drejtorin ekonomik. 

"Për drejtorin organizativ, ne dërguam kontroll, kjo i përfshin edhe dy drejtorët, ata kanë përgjegjësi edhe të përbashkëta edhe të veçanta. Për të parin vendosëm, këto ditë do të dalim edhe me përgjigje për të dytin, drejtorin organizativ", sqaroi ministri. 

Në pyetjen e gazetarëve për zëvendësen e tij, e cila nuk pajtohet me vendimin e ministrit për ndërrimin e Jovevit, Mexhiti u përgjigj se nuk do të komentojë deklaratat e personave të tjerë. 

Në brifing ishte theksuar edhe se Jovevi nuk është drejtori i vetëm i shkarkuar, që kur Mexhiti është në funksionin e ministrit. 

“Ka pasur ndryshime në shumë institucione të tjera shëndetësore, drejtorë mjekësorë, ndryshime organizative, disa vetë dhanë dorëheqje, e të tjerë u shkarkuan", shtoi Mexhiti, duke theksuar se në të ardhmen do të ketë kontrolle kudo dhe do të veprohet sipas ligjit.

Mexhiti të hënën e shkarkoi Jovevin nga detyra e drejtorit në Klinikën Universitare Shtetërore të Kardiokirurgjisë, për arsye se siç deklaroi dje "janë konfirmuar parregullsi në punë", duke theksuar se nuk ka politikë në shkarkimin e tij. 

Jovev nga ana e tij kërkoi rishikim të vendimit për shkarkimin e tij, duke theksuar se në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë nuk janë vërtetuar parregullsi. 

"T'i lëmë profesionistët që ta kryejnë punën e tyre. Sukseset e kësaj Klinike janë suksese të shtetit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë", porositi Jovev. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR