• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Gjykata kushtetuese u bë instrument i politikës ditore dhe proceseve destabilizuese të opozitës

Mexhiti: Gjykata kushtetuese u bë instrument i politikës ditore dhe proceseve destabilizuese të opozitës

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Po ballafaqohemi me opozitë destruktive, e cila për çdo ditë kritikon pa argumente në funksion të destabilizimit dhe defokusimit, jo në interes të qytetarëve, por për shpëtim nga përgjegjësia. Krahas kësaj, ata kishin iniciativa destruktive, të cilat ishin kohë të gjatë në sirtarë dhe tani po i nxjerrin në dritë, pasi ende kontrollojnë gjyqësinë, siç është, për fat të keq, Gjykata Kushtetuese, e cila u bë instrument i politikës ditore dhe proceseve të destabilizimit. Këtë e deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike nga Koalicioni “Vlen”, Izet Mexhiti para fillimit të manifestimit të sotëm “100 ditët”, organizuar nga “Vlen”.  

Në këto 100 ditë, Mexhiti thotë se ka pasur rotacion të pushtetit politik, për të cilin thotë se intensivisht punon në lëndët kontestuese, me të cilat do të merren në Prokurori dhe gjyqësi, duke cekur se "ne nuk jemi për revashizëm, as për politika monoetnike, as për politika populiste".

"Ky është fillim i ri, Qeveri e re, shpresë e re. Në këto 100 ditë ka pasur rotacion të pushtetit politik, por intensivisht po punohet edhe në lëndët kontetuese, me të cilat pastaj do të merren gjyqësia dhe Prokuroria . Ua lëmë atyre ta thonë fjalën e fundit, pasi ne nuk jemi as për revanshizëm, as për politika monoetnike, as për politika populiste. Ata që kanë gabuar para ligjit, duhet të përgjigjen dhe të gjitha këto tentime për destabilizim dhe defokusim janë vetëm tentim, jo në interes të qytetarëve, por që të shpëtohen nga përgjegjësia, që i pret", tha Mexhiti.

Ai potencoi se në mënyrë intensive po punohet në lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në vendkalimet Tabanoc, Jazhincë, Qafë të Thanës,...

"Ky do të jetë lehtësim edhe për qytetarët tanë në rajon, por lehtësim i madh edhe për diasporën, të cilët dinë të udhëtojnë më shumë se dhjetë orë dhe pastaj presin në pikën kufitare nga dhjetë-pesëmbëdhjetë orë me fëmijët, gjë që është maltreitm. Për diasporën po flasim të gjejmë mënyrë, përveç kësaj, për t'ua zgjidhur edhe dokumentet e tyre, pasi janë këtu kohë të shkurtë, më lehtë të vijnë deri te dokumentet personale në aspektin e pronësisë, e tjerë", tha Mexhiti. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR