• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: FSSHM ka kërkuar nga MF 2,9 miliardë denarë shtesë për medikamente të reja në listën pozitive për vitin e ardhshëm

Mexhiti: FSSHM ka kërkuar nga MF 2,9 miliardë denarë shtesë për medikamente të reja në listën pozitive për vitin e ardhshëm

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Aplikimet për vënien e medikamenteve në listën pozitive kanë mbërritur në Ministrinë e Shëndetësisë, 21 për barna dhe katër për nutriensa, tashmë po evaluohen nga ana e komisionit të ekspertëve, i cili filloi me punë në shtator dhe intensivisht mban mbledhje, informoi sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti,  në fjalim në Konferencën e dytë vjetore për shëndetësi në organizim të Komitetit për shëndetësi pranë Odës ekonomike amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmÇam).

Aplikimet e deritanishme, sqaroi ai, i referohen medikamenteve të kompanive origjinatore, që paraqet terapi inovative por njëkohësisht edhe të shtrenjtë, ndërsa janë destinuar për përdorim vetëm në institucionet shëndetësore, ndërsa dy aplikime janë dorëzuar për listën parësore.

Mexhiti përkujtoi se vendosja e një medikamenti në listën pozitive të barnave është proces, i cili filloi sërish këtë vit pasi u miratuan ndryshimet në dy ligje sistematike dhe u miratua Rregullorja e re për listën pozitive. Me këtë, theksoi ministri, praktikat evropiane në këtë fushë u vendosën edhe në vendin tonë dhe procesi i implementimit tashmë është praktikë. Në përputhje me rregulloret kombëtare, miratimi i Listës së medikamenteve është nën kompetencën e Bordit Drejtues të Fondit, dhe propozimi me listën e renditur të barnave kandidate për listën është përgjegjësi e komisionit të ekspertëve për barna, i formuar nga Ministri i Shëndetësisë.

Konkretisht, tha ministri, aplikimet i referohen medikamenteve që mbulojnë indikacionet për sëmundjet malinje, sklerozën multiple, sëmundjet kardiovaskulare dhe hemofilinë, si sëmundje me rëndësi të veçantë social-mjekësore dhe të destinuara për një grup të veçantë të rrezikuar pacientësh.

Ministri sqaroi se për këto medikamente komisioni i ekspertëve zbatoi pikëzim paraprak sipas kritereve që duhet t'i vlerësojë dhe pritet, në pajtim me rregulloren, në prill të vitit të ardhshëm të bëhet renditja e parë e medikamenteve - kandidate në Listën që kanë ndikim fiskal ndaj buxhetit të Fondit.

Mexhiti theksoi se medikamenti që nuk do të ketë ndikim fiskal ndaj buxhetit të Fondit, sipas rregullores nuk i nënshtrohet renditjes edhe pas vlerësimit të bërë, komisioni propozimin e tij për këto medikamente do ta dorëzojë te Fondi në nivel mujor. Cili medikament dhe për cilën sëmundje do të renditet në nivel të lartë do të varet nga njohuritë shkencore për vlerën e tij farmako-terapeutike, justifikimi farmakoekonomik, aspektet etike të përdorimit të tij, si dhe përfshirja në listat e vendeve të rajonit.

"Nuk duhet harruar se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend me buxhet të kufizuar shëndetësor për medikamente, krahasuar me vendet tjera nga rajoni, por të gjithë ne përfaqësuesit e pranishëm nga institucionet kompetente do të japim përpjekje maksimale për sigurimin e rritjes së mjeteve buxhetore për medikamente, që të mundësohet monitorimi i përfitimeve shëndetësore në trajtimin e sëmundjeve me terapi bashkëkohore", nënvizoi ai.

Ministri e shpërndau edhe informacionin se për vitin 2024 nga ana e Fondit  deri te Ministria e Financave janë kërkuar 2.9 miliardë denarë shtesë për medikamente të reja në listën pozitive.

Ai tha se procedura për futjen e medikamenteve në listën pozitive është një proces i hapur dhe transparent, me kritere të përcaktuara qartë që vlerësohen nga komisioni dhe një tabelë të përcaktuar me vlerën e pikëve që jepen për secilin kriter individual për çdo medikament. Sipas pikëve të marra, në procedurë kompania ka mundësi të bëjë vërejtjet e saj pas marrjes së njoftimit nga komisioni.

Lidhur me udhërrëfyesit kombëtar dhe udhëzimet klinike për ushtrimin e mjekësisë së bazuar në dëshmi, ai shtoi se aktualisht është duke u kryer përkthimi dhe redaktimi profesional i udhëzimeve klinike që korrespondojnë me gjendjet më të zakonshme mjekësore. Këto udhëzime kanë për qëllim kryesisht të mbështesin mjekët e kujdesit primar dhe sekondar. Por duke qenë se ata u ofrojnë mjekëve akses në provat dhe rekomandimet më të fundit shkencore në mjekësi dhe trajtim, është e sigurt që përmbajtja e tyre mbi medikamentet dhe nivelet e provave që lidhen me to do të jenë të dobishme dhe mbështetëse edhe në vendimet për planifikimin dhe financimin e medikamenteve të reja. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR