• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti e prezantoi Programin planifikues për ajër më të pastër për vitin 2024-2030

Mexhiti e prezantoi Programin planifikues për ajër më të pastër për vitin 2024-2030

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot e prezantoi Programin planifikues për ajër më të pastër për vitin 2024-2030. Mexhiti theksoi se aktivitetet e Programit janë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë dhe jo afatshkurtër pasi siç tha ai nuk dëshiron të premtojë zgjidhje që nuk do t'i realizojë në afat.

Mexhiti theksoi se pakoja programore përmban ulje të emetimeve të grimcave nga vatrat e brendshme, ulje të emetimeve të grimacave nga objektet publike, institut për cilësi të ajrit të ambientit, ulje të emetimeve të grimcave nga proceset industriale, djegie të materiale të djegshme të paligjshme, gjelbërim dhe pyje, ulje të emetimeve nga transporti, menaxhim me emetimet. Ai thekson se në pakon janë përfshirë fushat kryesore që ndikojnë në cilësinë e ajrit, ndërsa ato janë energjetike, industria, transporti, bujqësia, pylltaria. 

"Për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në pakon përgjegjëse janë institucionet përkatëse në nivel qëndror dhe Njësitë e vetëqeverisjes lokale. Në kuadër të pakos së programit që ka të bëjë me fushën e energjetikës, janë zhvilluar programet e mëposhtme të projektit - ulje të emetimeve të grimcave nga vatrat e brendshme, projekt i impianteve kogjeneruese të gazit, projekt i ngrohjes pa emetime, pompa të nxehtësisë, projekt i kaldajave me efikasitet të lartë, ulje të emetimeve të grimcave nga objektet publike, projekt shtet që nuk ndot - ne udhëheqim me shembuj, emetime nga transporti, projekt taksi pa emetime direkte. Në kuadër të pakos programore që ka të bëjë me bujqësinë dhe pylltarinë, janë zhvilluar projekt programet e mëposhtme - reduktimi i emetimit të grimcave nga vatrat shtëpiake, projekti dru zjarri cilësor, djegie e materialeve djegëse të paligjshme, projekt ndalim i djegies së fushave dhe kashtës, gjelbërimit dhe pyjeve, projekti ndalim i zjarreve në pyje. Në pakon e programit përfshihen aktivitetet për njësitë e vetëqeverisjes lokale - ulje e emetimit të grimcave nga vatrat shtëpiake, projekti i kontrollit të emetimeve nga amvisëritë, projekti i shërbimit radar komunal - policia komunale, ulje e emetimit të grimcave nga objektet publike, projekti shteti nuk ndot – ne udhëheqim me shembuj, projekt planifikimi i emetimeve të ardhshme", tha Mexhiti.

Ai thekson se kjo është një luftë e përbashkët që duhet të rezultojë në një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët. ls/

Foto: Printskrin nga video 

 

QËNDRONI TË LIDHUR