• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Do ta ndjek nga afër punën e spitalit në Demir Hisar

Mexhiti: Do ta ndjek nga afër punën e spitalit në Demir Hisar

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë,  Fatmir Mexhiti, ka takuar sot Salka Abdulovksa, nënën e djalit 17-vjeçar për të cilin raportohet se është trajtuar në mënyrë të papërshtatshme në Demir Hisar.

Ministri Mexhiti, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë,  shprehu keqardhjen për situatën e krijuar dhe theksoi se nuk do të lejojë asnjëherë trajtim jo të duhur të pacientëve, dhe sidomos të të miturve.

"Edhe pse kam marrë garanci nga udhëheqësia e spitalit se janë respektuar të gjitha protokollet për sigurinë e pacientit, rasti dhe funksionimi i spitalit Demir Hisar do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të Ministrisë. Inkurajoj institucionet e tjera që kanë nisur procedimet t'i përfundojnë ato për të zbardhur deri në fund çështjen", theksoi Mexhiti.

Ai njoftoi se të bëjmë përpjekje që djalin ta vendosim në internatin nga shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta "Partenij Zografski" në Shkup.

Nëna e djalit 17-vjeçar tha në takim se familja është shqetësuar më tej nga publikimi i fotove false në opinion, ku paraqiteshin të pavërteta se ishte fëmija i saj, ku shfaqet një djalë i ulur në tokë i lidhur në krevat.

"Ministrja e Shëndetësisë i bën apel të gjithë opinionit publik që të jetë i kujdesshëm në shpërndarjen e lajmeve të tilla delikate", thuhet në kumtesë. sa/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR