• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Do të shpërndajmë kuadro nga Qendra klinike në tërë shtetin

Mexhiti: Do të shpërndajmë kuadro nga Qendra klinike në tërë shtetin

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Do të shpëndajmë kuadro nga Qendra klinike në tërë shtetin, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas prezantimit të sotëm të aplikacionit "Shëndeti im".

"Punësime të reja do të ketë. Deficit të kuadros ka në tërë shtetin, posaçërisht kuadër nga shkolla e mesme mjekësore dhe ne do të angazhohemi në marrëvehsje me FM dhe me Fondin për shëndetësi, që kjo tani të fillojë të implementohet dhe të ketë punësime të reja. Do të thotë çdokund kemi deficit të kuadros nga shkolla e mesme mjekësore", nënvizoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ketë punësime të reja.

Ai është pyetur edhe pse për mjekët tanë, më atraktivë është të shkojnë dhe të punojnë në Kroaci, Slloveni, Gjermani dhe në vende tjera.

"Ne kemi ndërmarrë shumë masa deri tani, jemi në komunikim me falkultetin nga Shtipi, Shkupi dhe Tetova për mjekësi, madje edhe për farmaci, me Fakultetin e stomatologjisë do të hyjmë në kontakt, do të bëjmë program. Kur të bëhen këta studentë viti i gjashtë, të dihet saktë se nga cili vend vjen, nga cili qytet vjen dhe ku do të punojë në të ardhmen", informoi Mexhiti. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR