• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Do të përgatitet një strategji kombëtare për vitin 2023-2030 për përballimin e rezistencës antimikrobike

Mexhiti: Do të përgatitet një strategji kombëtare për vitin 2023-2030 për përballimin e rezistencës antimikrobike

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Në përballimin e rezistencës antimikrobike, është e rëndësishme pranimi i një mjeti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  për rajonin e Evropës, ndërsa do të përpunohet edhe në strategji kombëtare, porositi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Siç theksohet në kumtesë ai sot  në një fjalim në ngjarjen profesionale kushtuar rezistencës antimikrobike theksoi se bëhet fjalë për një sfidë globale me të cilën përballen edhe sistemet më të zhvilluara shëndetësore.

"Shumëllojshmëria e të pranishmëve në takimin e sotëm pasqyron më së miri përkushtimin e vërtetë ndaj qasjes "një shëndet", sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në trajtimin e rezistencës antimikrobike", ka deklaruar Mexhiti.

Rëndësinë e kësaj sfide e theksoi edhe kryetari i OBSH-së, Tedros Gebrecius, në fjalën e tij në shënimin e javës së ndërgjegjësimit antimikrobik, duke vënë në dukje se “Përdorimi joracional i antimikrobikëve do të na kthejë në epokën para antibiotike".

"Në fund të vitit të kaluar në Astana, Kazakistan, ne nënshkruam miratimin e një mjeti të OBSH-së për rajonin evropian - Udhërrëfyesin e Rezistencës Antimikrobike. Besoj se së bashku me kolegët nga vendi ynë do të gjeni mënyrën më të mirë për të na çuar në një luftë më të suksesshme në përballjen me rezistencën antimikrobike, duke hartuar një strategji kombëtare për vitin 2023 - 2030", theksoi Mexhiti, qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR