• e premte, 27 dhjetor 2024

Mexhiti: Do të ketë masa më rigoroze për pirjen e duhanit në vitin e ardhshëm

Mexhiti: Do të ketë masa më rigoroze për pirjen e duhanit në vitin e ardhshëm

Tetovë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se në vitin 2024 do të ketë masa më rigoroze për pirjen e duhanit. Këtë e tha në Spitalin e Tetovës, ku mori pjeës në promovimin e dhomës për gjidhënie, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të ndërmerren masa shtesë për shkak të intensifikimit të ndotjes së ajrit dhe problemeve të njerëzve me sëmundje respiratore.

"Sot flasim në kolegiumin e rregullt të së hënës me shërbimet në Ministri. Do të ketë masa rigoroze për pirjen e duhanit në vitin e ardhshëm, 2024, ndërkaq u nënshkrua protokoll me Organizatën botërore të shëndetësisë. le ta mendojnë duhanpirësit se si më tej", tha në përgjigjen e tij minsitri Mexhiti.

Në pyetjen se deri ku është procesi për përfshirje të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike me medikamentin "trikafta", Mexhiti theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje pragmatike dhe gjithpërfshirëse.

"Këta pacientë ishin të kyçur nga dita e parë kur unë erdha ministër. pas një muaji unë e solla "trikaftën" e parë, për ata tetë të parët e planifikuar, e më pas 12 pacientë, apo me çmim më të lirë në mënyrë që të mund ta rrisim numrin e pacientëve, atë që askush nuk besonte deri më tani. Unë personalisht besoja në vete dhe për aq kohë të shkurtë e zgjidha këtë problem. Ashtu do të veprojmë, do të duhet saktë të caktohet lokacioni ku do të kujdesen më tej pacientët, sepse nuk kishte as komision profeisonal dhe as protokolle të qarta", theksoi Mexhiti.

Për spitalet në Kërçovë dhe Shtip, Mexhiti përsëriti se dy marrëveshjet për ndërtim të objekteve të atjeshme janë anuluar.

"Marrëveshja është anuluar për Kërçovën, po ashtu edhe për spitalin në Shtip, për shkak të arsyeve pragmatike në mënyrë që të mos lejohet të vazhdohen të zvarriten problemet, për shkak të pragmatizmit dhe do të qaset drejt procedurës së re për realizim të këtyre projekteve", theksoi Mexhiti.

Për punësimet e reja në shëndetësi, ministri tha se tani me vendimin e ri nuk do të varen nga Ministria e Financave. për furnizimet publike për ashensorë të rinj në Spitalin kllinik të Tetovës Mexhiti theksoi se procesi është në komision të shkallës së dytë dhe anulohet dy herë, ndërsa potencoi se ka siguruar mjete për t'u furnizuar. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR