• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Do të ketë destabilizim në Frontin Evropian, sepse nuk i ndërlidh ideologjia por dëshira për pushtet

Mexhiti: Do të ketë destabilizim në Frontin Evropian, sepse nuk i ndërlidh ideologjia por dëshira për pushtet

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti konsideron se dalja e Menduh Thaçit nga koalicioni Fronti Evropian është vetëm fillimi i fundit dhe se në të ardhmen do të ketë destabilizimi më të madh në të.

"Ata nuk janë mësuar të jenë opozitë, duan të jenë në pushtet me çdo kusht dhe nuk i bashkon as ideologjia dhe as e kalauar në Frontin Europian. Ai koalicion nuk është për hir të vlerave dhe ideologjisë evropiane, por për t'u rikthyer në pushtet me çdo kusht. Në momentin kur nuk nuk ka pushtet, nuk ka asgjë që i bashkon. Në momentin që nuk janë pushtet, nuk destabilizohet qeveria apo shteti, por dalëngadalë por me siguri destabilzohet Fronti Eropian. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre", tha Mexhiti në përgjigjen e pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp për "100 ditë Qeveri".

Ai theksoi se nuk ka asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me të për një transferim të mundshëm te Vlen.

I pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me propozimin e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe për seancë të mbyllur lidhur me procesin e integrimeve evropiane, zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se tani Qeveria është ajo që e dikton axhendën dhe se po punohet intensivisht në atë që e ka premtuar dhe është në program.

"Një nga fokuset apo prioritetet kryesore të Qeverisë është pikërisht integrimi evropian. Opozita kishte kohë të mjaftueshme, ishin 8 vjet në pushtet dhe nuk treguan asgjë. Ne jemi të përkushtuar për këtë axhendë dhe ata duhet t'i përkushtohen vetes dhe reformave të brendshme", tha Mexhiti.

Ai beson se kërkesa e BDI-së për veting të politikanëve nuk është as serioze dhe as e sinqertë.

"Nëse BDI-ja do ta kishte seriozisht dëshirën për të zbatuar veting të politikanëve, ata kishin kohë ta bënin. Nën presionin e publikut thonë se janë pro luftimit të korrupsionit, por nëse synimi i tyre do të ishte i sinqertë do ta kishin bërë në të kaluarën. Qeveria një nga pesë prioritetet e saj e ka luftën kundër korrupsionit. Prokuroria e ka fjalën e fundit", tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pohimi i BDI-së se do të punojë për zhbllokimin e integrimeve evropiane, sipas Mexhitit, është gjithashtu i pakuptimtë sepse nuk kanë bërë asgjë sa ishin në pushtet.

"Do t'u them që të punojnë pak me veten që të jenë tërheqës në skenën politike, e jo të gadasin në gjëra, të cilat vetë nuk i kanë bërë. Ne tekstualisht këto 100 ditë merremi me zgjidhjet e tyre të gabuara ose me vendime të pjesshme dhe të papërfunduara", tha Mexhiti. mb/

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR