• e premte, 27 dhjetor 2024

Mexhiti dhe u.d. drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë presin reagim të shpejtë nga kompetentët për skandalin me medikamentet

Mexhiti dhe u.d. drejtoresha  e Klinikës së Onkologjisë presin reagim të shpejtë nga kompetentët për skandalin  me medikamentet

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në konferencën e sotme për shtyp të cilën e mbajti së bashku me u. d. drejtorët e Klinikës së Onkologjisë, Dr. Violeta Klisarovska dhe Halid Matoshi, theksoi se kanë një pasqyrë të asaj që ndodhi në Klinikën e Onkologjisë, se gjithçka që u është kërkuar nga ata nga MPB-ja dhe nga Prokuroria u është dhënë, por për atë se kush është përgjegjës për krimin atje përgjigje duhet të japë Prokuroria.

Mexhiti  tha se gjatë periudhës kur ai është ministër gjendja e onkologjisë ka ndryshuar. Për terapinë  biologjike për pacientët tani nuk vendosin nga një apo dy mjekë, por udhëheqësit e të gjitha 12 reparteve të Klinikës një herë në javë, ndërsa nga ai moment drejtoresha përjashtohet. 

 Ministri i Shëndetësisë Mexhiti dhe drejtoresha mjekësore e Klinikës së Onkologjisë Klisarovska theksuan se në këta gjashtë muaj terapia për pacientët është e sigurt dhe se nuk ka manipulime me terapinë.

“Për atë se si ka qenë më herët kam ndarë dhe çfarë ka qenë nuk është në domenin tim”, tha ministri i Shëndetësisë. 

Lidhur me sistemin KATO theksoi se ai nuk është hedhur poshtë, por se është në dhomë ku është instaluar dhe se muajt e fundit po bëhet analizë nëse nëse ai do të kthehet në përdorim apo do të përdoret një sistem tjetër  për terapi. 

 Dr. Klisarovska doli me kërkesë dhe apel që problemi të mos gjeneralizohet në gjithë ekipin mjekësor. Ajo me përgjegjësi u pohoi pacientëve se nga nëntori i vitit 2022, kur është emëruar drejtoreshë mjekësore, çdo pacient merr terapinë e përshkruar pa asnjë manipulim me barnat.

 Kofirmoi se ish-drejtori Nino Vasesi ka ardhur në punë në Klinikë. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR