• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: BDI po ia fal gjitha veprat penale Gruevskit

Mexhiti: BDI po ia fal gjitha veprat penale Gruevskit

Shkup, 6 nëntor 2023  

Korrupsioni i lartë, anashkalimi dhe harrimi i premtimeve të BDI-së ndaj shqiptarëve, ikja e shqiptarëve dhe shumë të tjera, janë arsyeja se pse e kemi formuar Lidhjen Europiane për Ndryshim, tha sonte kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë ekskluzive për Top Chanel. Ai tha se ende binomi Ahmeti-Grubi me çdo kusht dëshiron rikthimin e Gruevskit, e kjo dëshmohet me faljen e shumë veprave penale të korrupsionit. Ai tha se regjimin e Gruevskit e mban gjallë BDI, konkretisht Grubi, Osmani dhe Ahmeti.

“Arsyeja kryesore është se Maqedonia po ballafaqohet me qeverisje të keqe dhe nuk po çrrënjoset regjimi i Gruevskit. Ende përmes binomit Ahmeti-Grubi, është arsyeja që ende regjimi i Guevskit Mijallkovit etj nuk po çrrënjoset. Kjo dëshmohet se shumë vepra të ish regjimit të Gruevskit, u janë falur. Nuk bisedohet për rastet ku janë të inkriminuar shqiptarët si Monstra, për rastin e Kumanovës, por çdo ditë po falen ish bashkëpunëtorët e Gruevskit. Këto janë arsyet pse kemi formuar këtë koalicion, sepse shqiptarët në Maqedoni që nga viti 2011 votojnë për ndryshime dhe duan ndryshime”, tha Mexhiti.

Ai mes tejrash tha se fuqia politike e BDI-së po harxhohet për zhvillimin e kazinove. “Fuqia politike e BDI po harxhohet për zhvillimin e bizneseve të kazinove, për korrupsionin e lartë , etj.  BDI është parti lideriste, aminin ia ka dhënë zoti Ahmeti, ndërsa ekzekutues janë Grubi dhe Osmani. Edhe në mbledhjen e OSBE që mbahen në Shkup, ka afera korruptive lidhur me tenderët që fiton një kompani donatore e BDI-së. Nuk përzgjedhin mënyra për korrupsion me përmasa që nuk i njeh Maqedonia e Veriut”, potencoi Mexhti.

Ndërkaq, analisti politik Arsim Sinani, tha se koalicioni ku bënë pjesë Izet Mexhiti, në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtë BDI-në me rezultat 3-1.

Lëvizja Demokratike

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR