• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Autonom ka qenë vendimi i Taravarit që ta mbështesë opozitën shqiptare

Mexhiti: Autonom ka qenë vendimi i Taravarit që ta mbështesë opozitën shqiptare

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA)  - Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte deklaroi  se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka marrë vendim autonom për të mbështetur opozitën shqiptare dhe se vendimtare për këtë ka qenë mbështetja që mori nga anëtarësia.

"Është e qartë se dinamike do të jetë në bllokun shqiptar, dhe  tashmë askush nuk do të ketë dilemë, ata që i njohin mundësitë, kush është fituesi në bllokun shqiptar gjegjësisht në bllokun evropian për ndryshime. Tash e tutje dilema është se cili do të jetë ndryshimi", tha Mexhiti  në ditarin qendror në  televizionin "Sitel". 

Lidhja  Europiane për Ndryshim, sipas tij,  bindshëm do të fitojë, veçanërisht, në njësinë e gjashtë zgjedhore, që, sipas tij, është e rëndësishme sepse gjysma e deputetëve vijnë nga kjo njësi. 

Ka konfirmuar se Taravari ka qenë njëri prej kandidatëve për president, por ka thënë se do të bisedojnë edhe me kandidatët e tjerë. 

"Kemi vendim për një kandidat shqiptar për president dhe këtë herë me shanse të mëdha  që të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve", tha Mexhiti. 

 Sa i përket partisë Vetëvendosje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  thotë se është evidente se ai ka një mbështetje të madhe te shqiptarët në vend.

Kurti, shtoi ai, një kohë të gjatë e mbështet opozitën shqiptare në vend, por ka vendosur të mos formojë parti, por në këtë moment të ndihmojë opozitën shqiptare, ndërsa  në listat e përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim,  do të ketë kandidatë që e mbështesin Vetëvendosjen. 

"Bartës ligjor do të jetë Lidhja Europiane për Ndryshim. Unë i përkas Lëvizjes Demokratike, Bilalli Besës, Taravari ASH-së, por do të kemi një listë të Lidhjes  Europiane për Ndryshim dhe të gjithë do të jemi në një listë të përbashkët. De jure nuk është prezent këtu sepse nuk ka Vetëvendosje të themeluar në Republikën e Maqedonisë, por de fakto këtu është e pranishme përmes përfaqësuesve, ndikimit, mbështetësve të saj", tha Mexhiti. Theksoi se Bekim Qoku, i cili është këshilltar i Kurtit për Maqedoninë, do të jetë në listat e përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

 Foto: Prinskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR