• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Anulohet vendimi për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale në Vizbeg, do të kërkojmë zgjidhje tjera

Mexhiti: Anulohet vendimi për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale në Vizbeg, do të kërkojmë zgjidhje tjera

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria anuloi vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale Vizbeg, duke marrë parasysh argumentet e qytetarëve dhe bizneseve se është e dëmshme. Do të kërkojmë zgjidhje tjera, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Mexhiti sot ka vizituar lokacionin ku ishte planifikuar ndërtimi i bazës së asfaltit, para biznesmenëve, banorëve të këtij vendbanimi, nga ku tha se “jemi këtu për të treguar se dimë të dëgjojmë qytetarët dhe biznesin”.

"Si Qeveri kemi marrë në shqyrtim argumentet dhe kemi vendosur ta anulojmë si zgjidhje, të kërkojmë një tjetër. Jemi pro biznesit, por jo në dëm të shëndetit dhe natyrës", tha Mexhiti.

Mexhiti po ashtu ka treguar se do të kenë takime më të shpeshta dhe do të diskutojnë për problemet tjera institucionale, siç është rruga dhe qasja në zonën ekonomike të Vizbegut.

Dragan Cvetanovski nga Shoqata e afaristëve të zonës industriale Vizbeg, tha se dislokimi i bazës së asfaltit për ta do të thotë hapi i parë për kthimin e bashkëpunimit të institucioneve me biznesin.

Cvetanovski po ashtu theksoi se kërkesën që kanë prej para 15 vitesh është ndërtimi i rrugës së re dhe rrugët hyrëse deri në  Zonën Industriale mbeten prioritet kryesor. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR