• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Akselerator i ri në Onkologji për tre muaj, përgatitje për vënie në përdorim të sistemit KATO

Mexhiti: Akselerator i ri në Onkologji për tre muaj, përgatitje për vënie në përdorim të sistemit KATO

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Pas instalimit të akseleratorit të ri i cili ishte blerë para shtatë vitesh, në dispozicion kjo klinikë do të ketë katër akseleratorë që do të destinohen për nevojat e pacientëve me sëmundje malinje, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë vizitës së sotme të Klinikës për Onkologji.

Ai tha se sipas dinamikës së parashikuar në të cilën janë përfshirë fazat e instalimit të sistemit, matjet, kalibrimi dhe modelimi, lëshimi përfundimtar në përdorim pritet të realizohet në periudhën prej tre muajsh.

Ministri Mexhiti gjithashtu informoi se para disa ditësh kanë përfunduar edhe konsultimet e fundit të ekspertëve me përfaqësuesit për sistemin KATO, para shpalljes së tenderit të nevojshëm për kthimin e tij në funksion.

"Sistemi KATO do të kthehet në funksion me mjete të siguruara me ribalancin e Buxhetit, ndërsa me vënien e tij në funksion do të sigurojmë dozim të saktë, ruajtje të sigurt të citostatikëve dhe mbrojtje afatgjate nga keqpërdorimet e mundshme", deklaroi Mexhiti.

Lidhur me çështjen se kur do të lëshohet në përdorim sistemi KATO, ai tha se edhe pse nuk mund të thuhet me siguri, pritet të jetë gati deri në qershor të vitit të ardhshëm. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR