• e martë, 17 mars 2026

Mexhiti: Është vendosur gurthemeli i pishinës në ShF "7 Marsi", e dyta nga tre të planifikuara në territorin e Komunës së Çairit

Mexhiti: Është vendosur gurthemeli i pishinës në ShF

Shkup, 4 mars 2026 (MIA)- Sot është vendosur themeli i një prej projekteve më të mëdha të sportit në Çair në shkollën fillore “7 Marsi”. Me një investim prej rreth 1 milion euro, po ndërtohet një pishinë moderne që do t’i shërbejë brezit të ri dhe gjithë komunës, ka bërë të ditur sot, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

null

“25 metra gjatësi, 8.80 metra gjerësi dhe thellësi e përshtatshme për mësim dhe stërvitje. Kushte bashkëkohore për çdo nxënës që dëshiron të mësojë notin, të garojë dhe të zhvillohet. Këtu do të rriten kampionë. Këtu do të trajnohen trajnere dhe shpëtues të rinj. Këtu do të organizohen gara dhe aktivitete që ngrenë sportin në një nivel tjetër. Me garderoba, dushë, hapësira për trajnere dhe pajisje moderne, si dhe me standarde të larta sigurie dhe efikasiteti energjetik, ky objekt vendos një standard të ri”, ka thënë Mexhiti.

null

Sipas tij, sot po fillon ndërtimi i një infrastrukture që prodhon disiplinë, shëndet dhe sukses.

“Çairi po lëviz përpara me punë, zhvillim dhe projekte që mbeten. Urime!”, ka thënë Mexhiti.

QËNDRONI TË LIDHUR