• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Është vendosur akseleratori në Klinikën e onkologjisë, një tjetër premtim i realizuar

Mexhiti: Është vendosur akseleratori në Klinikën e onkologjisë, një tjetër premtim i realizuar

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti informoi se të premten më 22 dhjetor 2023 ka përfunduar instalimi i akseleratorit linear në Klinikën e Onkologjisë.

“Në Klinikën e Onkologjisë është vendosur akseleratori, realizuam edhe një premtim tjetër. Nga prodhuesi dhe fizikanët përgjegjës në objekt u nënshkrua Final Acceptance Certificate - një dokument që konfirmon se pajisja mjekësore ishte instaluar në përputhje të plotë me të gjitha specifikimet e projektit, është montuar dhe instaluar duke ndjekur të gjitha udhëzimet dhe kërkesat teknike sipas prodhuesit Varian Medical Systems", tha Mexhiti në deklaratën me shkrim për mediat.

Ai shoti se në periudhën në vijim pritet të futet në funksion dhe të fillojë terapia me rrezatim për pacientët. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR