• e enjte, 26 mars 2026

"Meta" gjobitet me 375 milion dollarë

Los Anxhelos, 25 mars 2026 (MIA) - Trupi gjykues i Meksikës së Re e shpalli kompaninë "Meta platforms" përgjegjëse në padinë për sigurinë e fëmijëve, duke thënë se me vetëdije ka dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve dhe ka fshehur njohuritë e saj për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në platformat e saj.

"Meta" është pronare e disa platformave të rrjeteve sociale, siç janë "Fejsbuk", "Uatsap", "Instagram" dhe "Treds". Ky vendim gjyqësor vjen pas pothuajse shtatë ditë gjykimi të nisur nga prokurori i përgjithshëm. Porota e shpalli kompaninë amerikan fajtore për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve në Meksikën e Re dhe urdhëroi që të paguajë 375 milionë dollarë gjobë civile. 

Kjo është hera e parë që porota të gjykojë kundër "Metas" në një padi për shfrytëzim të fëmijëve. Ndërkohë, një gjykatë federale në Kaliforni po shqyrton një rast të ngjashëm kundër "Metas" dhe "Jutjubes"

Në njoftim, prokurori i përgjithshëm i Meksikës së Re, Raul Torez tha se ky gjykim është "fitore historike". 

Ndërkohë, disa vende tashmë i kanë ndaluar ose po mendojnë t'i ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR