• e enjte, 18 korrik 2024

Meta akuzoi se shpopullimi i vendit është agjendë e qëllimshme antikombëtare dhe ftoi në unitet për kthimin e shpresës

Meta akuzoi se shpopullimi i vendit është agjendë e qëllimshme antikombëtare dhe ftoi në unitet për kthimin e shpresës
Tiranë, 26 qershor 2022 (MIA)- Presidenti i Shqipërisë në largim, Ilir Meta përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar mbi storjen hulumtuese të publikuar te Zëri i Amerikës ku theksohet se në gjashtë vitet e kaluara Shqipërinë e kanë braktisur 220.000 qytetarë. “Agjenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën”, ka shkruar Meta. Ai shton se nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve. “Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar evropiane! Koha për të ndërtuar Evropën në Shqipëri është tani!”, porositi Meta. vt/  

QËNDRONI TË LIDHUR