• e enjte, 18 korrik 2024

Mesi pasi u shpall lojtari më i mirë: Merita i takon gjithë ekipit për atë që bëmë në Katar

Mesi pasi u shpall lojtari më i mirë: Merita i takon gjithë ekipit për atë që bëmë në Katar

Paris, 28 shkurt 2023 (MIA) - Sulmuesi i Paris Sen Zhermen, Lionel Mesi, ka komentuar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit në zgjedhjen e FIFA-s.

"Të jesh në këtë ngjarje  dhe të merret çmim është një nder për mua. Dua t'i lavdëroj Benzemën dhe Mbapen për një vit të mrekullueshëm. I jam mirënjohës partnerëve të mi. Skaloni dhe Emiliano janë gjithashtu këtu sot dhe e përfaqësojmë të gjithë ekipin. Ky çmim shkon për të gjithë ekipin për atë që bëmë në Katar. Ishte një vit i çmendur, arrita të përmbush ëndrrën pas kaq shumë vitesh luftë për të, kaq shumë vite synim për të. Çdo futbollist ëndërron për këtë, por rrallë kush e arrin atë. Dua të falënderoj familjen time, të gjithë argjentinasit për mënyrën se si e kaluan atë muaj të veçantë, i cili do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. U dërgoj puthje fëmijëve të mi që tani po e shikojnë këtë ceremoni. Është koha për të fjetur", tha Mesi.

Në listën e top 3 të nominuarve për këtë çmim ishin edhe Kilian Mbape (PSZH, Francë) dhe Karim Benzema (Real Madrid, Francë).

Tridhjetë e pseëvjeçari  Mesi e ndihmoi Argjentinën t'i fitonte medaljet e arta në Kupën e Botës në futboll  2022 në Katar. Në shtatë ndeshje në Kupën e Botës, sulmuesi shënoi shtatë gola dhe tre asistime.

Ndarja solemne e çmimeve “The Best” nga FIFA u mbajt mbrëmë në Paris. ar/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR