• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mesazhi i senatorit Marfi është i qartë se pse duhet ndryshimet kushtetuese të bëhen deri në fund të vitit, konsideron Ageler

Mesazhi i senatorit Marfi është i qartë se pse duhet ndryshimet kushtetuese të bëhen deri në fund të vitit, konsideron Ageler

Kavadar, 28 maj 2023 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, konsideron se mesazhi i senatorit amerikan Kris Marfi është i qartë dhe i rëndësishëm se vendimet e vështira për të avancuar në integrimet euroatlantike duhet të merren deri në fund të vit.

Ageler, e cila sot ndodhet në Kavadar në ditën e hapur të organizuar në kuadër të stërvitjes “Përgjigje e shpejtë 23” ku janë ekspozuar disa nga automjetet, armatimet dhe pajisjet që do të përdoren në këtë stërvitje, ka kërkuar koment për deklaratën e senatorit Marfi tha se sipas tij ishte vërtet i qartë në deklaratën e tij.

"Konsideroj se mesazhi i tij është i rëndësishëm, se nëse vendimet e vështira për të ecur përpara në integrimet euroatlantike nuk merren deri në fund të vitit, sigurisht që do të ketë njerëz në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, në Kapitol... të cilët do të pyeten se sa është përkushtimi i vendit tuaj në lidhje me integrimet euroatlantike dhe rrugën evropiane. Prandaj nuk ka nevojë të interpretohet deklarata e tij, besoj se ka qenë shumë i qartë", iu përgjigj Ageler pyetjes së gazetarit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR