• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mesazhet e kreut të shtetit nga festa e Ilindenit - Dita e Republikës

Mesazhet e kreut të shtetit nga festa e Ilindenit - Dita e Republikës

Shkup, 3 gusht 2024 (MIA) - Nën sllogarin "Lufta vazhdo" dje u shënua 121 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i Seancës së Parë të KAÇKM-së, në të cilin kreu i shtetit dërgoi mesazhe për unitet, kohezion dhe për ruajtje të identitetit kombëtar, angazhim për zhvillim ekonomik dhe axhendën e reformave në rrugën drejt integrimit europian të vendit për ta bërë atë një vend të denjë për të jetuar.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në manifestimin në Pelincë duke nënvizuar se më 2 gusht të vitit 1944, saktësisht 80 vjet më parë, delegatët e KAÇKM-së krijuan shtetin e lirë maqedonas në baza republikane, demokratike dhe antifashiste. Dokumentet e KAÇKM-së, siç theksoi ajo, pulsojnë me idealet progresive evropiane dhe bëjnë thirrje për të drejtën e vetëvendosjes dhe barazisë midis popujve. Edhe sot, tha Presidentja Siljanovska Davkova, Republika jonë e pavarur është në përputhje me projektin për Evropë të bashkuar sepse themelet tona të KAÇKM-së njohin vlerat e përparuara evropiane.

Обраќање на претседателката Гордана Сиљановска Давкова пред Меморијалниот Центар АСНОМ Пелинце.

Lidhur me arsyen e largimit të të rinjve, Siljanovska-Davkova theksoi se standardet e jetesës nuk janë arsyeja e vetme, sa i përket pagave, por mbi të gjitha sundimit të ligjit, qëndrimit të institucioneve ndaj qytetarëve dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore.

"Suksesi i Republikës matet nëse është një vend i mirë për të jetuar dhe nëse ofron shanse të barabarta për përparim për të gjithë. Është kjo e drejtë që kërcënohet nga korrupsioni dhe nepotizmi, të cilat gjatë viteve dhe dekadave të fundit kanë krijuar standarde të dyfishta, kanë shkelur sundimin e ligjit dhe minuar të mirën e përbashkët. Por edhe nga bllokadat e padrejta për një kohë të gjatë të integrimeve tona evropiane dhe euroatlantike, të cilat e kanë lodhur vendin", shtoi presidentja.

Siljanovska-Davkova theksoi se të rinjtë ndjekin fjalët e qeverisë së sapozgjedhur dhe se kjo do të ndikojë në vendimet e tyre për të qëndruar ose për t'u larguar. Sipas Presidentes, institucionet maqedonase janë të gatshme për reforma evropiane. Por, siç theksoi ajo, nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë presim mirëkuptim dhe zhbllokim të drejtë të procesit të bisedimeve. Vendi ynë, tha Presidentja, ishte dhe është në Evropë, por me identitet, gjuhë, kulturë dhe kujtesë historike, memorie të mbrojtur maqedonase.

Në fjalën e saj, iu referua edhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe miqtë evropianë, të cilët, siç tha ajo, janë prioriteti kryesor.

"Republika jonë u konceptua nga idealet europiane të lirisë nga tirania, barazisë para ligjit, vëllazërisë midis njerëzve dhe kombeve. Kjo na bën trashëgimtarë të barabartë të përfitimeve kryesore evropiane. Kjo është arsyeja pse, përveç gjeografikisht, ne gjithashtu vlerësojmë, politikisht dhe ekonomikisht i përkasim familjes së madhe evropiane. Në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ne ende përballemi me kushte joparimore që ndryshojnë vazhdimisht. Por, ne e dimë se në mesin e vendeve anëtare kemi shumë miq që na mbrojnë dhe zgjojnë ndërgjegjen evropiane për rastin e integrimit tonë maratonik. Ne duhet t'i ndihmojmë ata duke mos devijuar nga rruga e përshkruar evropiane. Kjo është edhe rruga jonë. Institucionet maqedonase janë të gatshme për reforma evropiane. Por, siç theksoi ajo, nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë presim mirëkuptim dhe zhbllokim të drejtë të procesit të bisedimeve. Vendi ynë", tha Presidentja, ishte dhe është në Evropë, por me identitet, gjuhë, kulturë dhe kujtesë historike, memorie të mbrojtur maqedonase.

Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit - Ditës së Republikës u mbajt në Krushevë të Gumenjës dhe Meçkin Kamen, ku fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se Ilindeni nuk është thjesht një histori apo një ëndërr historike, por mbi të gjitha një e vërtetë historike. Ilindeni është, tha ai, thirrja jonë më e fortë për veprim dhe unitet sot. Në kohë sfidash globale, theksoi ai, lufta jonë për të ruajtur identitetin dhe sovranitetin kombëtar është më e fortë se kurrë, dhe Ilindeni është një thirrje për të gjithë ne që të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona, për lirinë tonë.

"Ajo që më shqetëson nëse shikojmë fotografinë e përgjithshme, është se ka elemente dhe subjekte në shoqëri që vazhdimisht vendosin në tavolinë kërkesa, të cilat krijojnë konflikte dhe sulmojnë unitetin. Në këtë kuptim, është e pashmangshme ndjenja se jo të gjithë subjektet dhe aktorët politikë janë të përkushtuar njëlloj ndaj atdheut tonë, respektivisht në narativa ata gjithmonë do ta respektojnë, por me veprat që i vendosin në tavolinë bëjnë pikërisht të kundërtën. Prandaj ju fola më herët për unitetin mbi të cilin u ndërtua Manifesti i Krushevës, të cilin e kemi gjithnjë e më pak sot, e është ideal për të cilin vlen çdo luftë sot, prandaj lufta duhet të vazhdojë. Dhe ky është folklori politik, edhe pse në thelb motivet për sjelljen e tillë ndaj atdheut janë të barabarta me ato sikur të jetë i huaj, e ata të njëjtit gjejnë interesa personale dhe qëllime fitimprurëse, të cilat fatkeqësisht ende janë të pranishme", tha Mickoski.

Unitetin mbi të cilin u ndërtua Manifesti i Krushevës, sot e kemi gjithnjë e më pak, ndërsa është ideal për të cilin sot vlen çdo luftë, prandaj lufta duhet të vazhdojë. Thelbi nuk janë kërke

"Kështu do të ndërtojmë unitetin dhe do të krijojmë ardhmëri për të gjithë. Ne kemi një vizion ekonomik për një Maqedoni të zhvilluar. Po vjen një epokë e re zhvillimi dhe vende të reja pune. Ky është vetëm fillimi i rilindjes sonë ekonomike dhe më e mira nuk ka ardhur ende. Qëllimi ynë është të krijojmë një ekonomi stabile dhe me prosperitet që do t'u sigurojë të gjithë qytetarëve një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurt", tha kryeministri Mickoski në fjalimin e tij në Meçkin Kamen. 

Në kuadër të integrimit evropian të vendit, ai theksoi se janë bërë tradhti të mëdha kombëtare, por, thotë ai, do t'i trajtojmë me dinjitet këto probleme dhe do të ndërtojmë marrëdhënie parimore mes partnerëve të barabartë, jo mes zotërinjve dhe nënshtetasve.

"Dhe dua të theksoj se sa herë të më pyesin dhe në çfarë do forma të parashtrohet pyetja e Bullgarisë, përgjigja do të jetë gjithmonë unike....ne jemi për një zgjidhje dinjitoze dhe duam zgjidhje, por jo me koston e identitetit tonë dhe me çmimin e dinjitetit të nëpërkëmbur. I padiskutueshëm është edhe angazhimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ashtu siç është i padiskutueshëm edhe angazhimi ynë në përmbushjen e kritereve. Dhe këtë nuk e bëjmë për të kënaqur dikë nga jashtë, por për të ndihmuar veten nga brenda. Por është gjithashtu e pashmangshme të theksohet se ky proces zgjat shumë, me shumë pengesa dhe kërkesa jo gjithmonë të arsyeshme, por shumë më politike. Ne do të zhvillojmë një dialog, por me pak hidhërim do të kujtojmë se vendet që kanë bërë shumë më pak se ne, por edhe pa pengesa politike në këtë drejtim, tani janë anëtarë të barabartë. Ai proces integrues duhet të jetë një rrugë e dyanshme në të cilën zëri ynë do të dëgjohet. Dhe unë besoj në zgjidhjet e diktuara nga arsyeja, jo nga forca. Zgjidhje që do të krijojnë dhe sjellin të ardhmen, në vend që të jetojnë në të kaluarën, tha Mickoski.

Претседателот на Собранието Африм Гаши, пак, се обрати пред зградата на Парламентот од каде порача дека Илинден е семето на визионерството, заедништвото, храброста, потсетник на заедничките вредности околу себе обединување, кои ги славиме и ги празнуваме.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ndërkaq, foli para ndërtesës së Kuvendit nga ku tha se Ilindeni është thelbi i vizionit, bashkimit, guximit, një kujtesë e vlerave të përbashkëta rreth bashkimit, të cilat i festojmë dhe kremtojmë.

Ilindeni është thelbi i vizionit, bashkimit, guximit, një kujtesë e vlerave të përbashkëta rreth bashkimit, të cilat i festojmë dhe kremtojmë. Në këto 30 vjet, ne kemi mësuar se e kaluara mba

-Нашето единство е нашето најголемо богатство и токму преку ова единство ќе постигнеме величина. Да се издигнеме над состојбите и да најдеме фактори на обединување наместо на разединување, подвлече Гаши.

Sipas Gashit, angazhimi i Ilindenasve vazhdon edhe sot. Është, theksoi ai, një përkushtim për përparimin e shtetit, për mirëqenien e qytetarëve, për një të ardhme më të mirë për brezat. Gashi ka sqaruar se ideja që duhet të na bashkojë sot është patriotizmi dhe synimi i përbashkët për një vend më të mirë.

"Patriotizmi është një përkushtim i sinqertë ndaj vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Patriotizmi është një kontribut për vendin përmes punës së ndershme, vendimeve të mira. Ilindeni nuk është i kufizuar, sepse ai na takon të gjithëve, duke filluar nga viti 1903, deri në vitin 1944, dhe të gjithë neve që sot investojmë për Maqedoninë evropiane. Si multietnik, multikulturor dhe multifunksional, vendi ynë është një pikturë unike e qëndisur me gjithë diversitetin. Këto dallime janë themeli mbi të cilin zhvillohet dhe përparon vendi ynë edhe sot. Kjo është në frymën e vlerave që u promovuan në Republikën e Krushevës, si dhe në Maqedoninë e pavarur të KAÇKM-së", tha Gashi në fjalimin e tij në Kuvend.

Unë nuk jam njeriu që mund të them saktësisht se çfarë ka ndodhur. Vetëm kam ndërhyrë për të qetësuar situatën, që të mos bëhet incident diplomatik dhe mendoj se gjithçka përfundoi siç duhej.

Gashi tha se duhet të fokusohemi në reformat dhe progresin në arsim, shëndetësi, gjyqësor, digjitalizim dhe çështje të rëndësishme për angazhimin dhe çështje nga miratimi i të cilit varet edhe përmirësimi i cilësisë së përditshmërisë së qytetarëve.

"Pavarësisht një sërë sfidash, jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje, forcë dhe vullnet gjatë rrugës, për t'i kapërcyer dhe për t'u bërë së shpejti anëtare e BE-së. Ne duhet të fokusohemi në aspiratat tona për të ardhmen. Anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian nuk është vetëm qëllim politik; është një përkushtim ndaj një sërë vlerash dhe parimesh që do ta çojnë përpara vendin tonë. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë drejt prosperitetit ekonomik, përparimit social dhe demokracisë më të fortë. Është një rrugëtim që kërkon përkushtim, punë të palodhur dhe përgjegjësi kolektive", tha Gashi.

Kryetari i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, në një deklaratë për media para Kuvendit, ka uruar dy Ilindenët, duke theksuar se “përmbushja e amanetit të shtetformuesve nga Ilindeni dhe KAÇKM është lufta jonë e sotme për Maqedoninë”.

It is impermissible for there to be no official press release from the Interior Ministry over such a serious thing. There is an impression that someone wants to conceal the truth. We urge the

"Atdheu ynë është një vend i njerëzve të vlefshëm, viteve të fundit luftuam për njohjen dhe afirmimin ndërkombëtar të vendit tonë, u inkuadruam në NATO, treguam se në këtë vend jetojnë qytetarë me këmbëngulje të madhe, të gatshëm për t'i arritur qëllimet e tyre, për një shtet demokratik, të lirë dhe të drejtë evropian", tha kryetari i LSDM-së.

Ai shtoi se politika nuk duhet të jetë pengesë për bashkimin rreth idealeve të Ilindenit dhe KAÇKM-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR