• e premte, 27 dhjetor 2024

Merren në pyetje ekspertë për "Llaskarcën", gjykimi vazhdon më 25 prill

Merren në pyetje ekspertë për

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Gjykimi për rastin "Llaskarca" vazhdon më 25 prill pasi në Gjykatën Themelore Penale sot janë marrë në pyetje ekspertë të cilët e përgatitën superekspertizën makinerike për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, në të cilën jetën e humbën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.

Në seancën e sotme, avokati i të akuzuarit të gjashtë e ka marrë në pyetje ekspertin Zekirija Zekiri me pyetje për sistemin e mbështetjes elastike të autobusit, ngadalësuesit si edhe rregullshmërinë e kontrolleve teknike të autobusit.

Për pjesën më të madhe të pyetjeve pati ankesa nga avokatët e të akuzuarve të tjerë, ndërsa një pjesë e madhe, gjithashtu, person ekspert u përgjigj se tashmë është përgjigjur.

I pyetur nëse pajtohet nëse shikohen fotografitë nga vendi i fatkeqësisë të përgatitura nga MPB dhe Fakulteti i Makinerisë, se leva e aktivizimit të ngadalësuesit është në pozicionin zero dhe nuk është aktivizuar, a është mundur kjo të shihet nga fotografitë, ai u përgjigj se gjithçka që kanë konsideruar se është e rëndësishme është dhënë në ekspertizë.

"Për atë që kemi vlerësuar se janë fotografi dhe pjesë të rëndësishme, janë dhënë në faqen 60 dhe 61 të ekspertizës", tha ai.

Ndaj marrjes në pyetje të ekspertit Zekiria Zekiri më pas u qas edhe personi i autorizuar i të dëmtuarve.

I pyetur nëse një autobus i tillë me parregullsi të tilla teknike mund të lëshohet në komunikacion në linjën e rregullt Gostivar - Shkup - Gostivar, eksperti u përgjigj se nuk janë kompetentë që të përgjigjen.

"Ne vetëm dhamë mendim, konkluzë se autobusi nuk ka qenë në rregull në aspektin teknik, por, lidhur me atë nëse duhet ose jo të lëshohet në qarkullim, nuk jemi kompetentë të themi po ose jo", tha ai.

Prokurori, më pas pyeti se, duke e pasur parasysh se kanë konstatuar se autobusi nuk ka qenë në rregull në aspektin teknik, siç tha, "nëse në rregulloren të cilën ju e citoni është paraparë se çfarë më tej me këtë autobus", eksperti u përgjigj se nuk mundet me siguri të potencojë.

"Ne vetëm kemi konstatuar se kontrolli teknik nuk është kryer sipas dispozitave, por, nga dëshmitë nuk mundemi me siguri të potencojmë se automjeti, pas këtij kontrolli teknik nuk ka qenë në rregull në aspektin teknik", u përgjigj eksperti Damjan Mirçevski.

Superekspertizën që Gjykata e porositi në dhjetor të vitit 2021 u refuzua nga fakultetet e shtetit, me shpjegimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda iu dërgua Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore e cila ka mundësi të formojë ekip të personave ekspertë të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Më pas pasoi fillimi formal i procesit për të cilin filluan të merren në pyetje ekspertë të cilët e kanë përgatitur superekspertizën dhe vijon akoma.

Të akuzuar në rastin për fatkeqësinë në Llaskarcë, që ndodhi më 13 shkurt 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs", përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. 

Procesin gjyqësor për fatkeqësinë që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR