Merren në pyetje dëshmitarë në gjykimin për rastin “Onkologjia”
- Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së onkologjisë Nino Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve.
- Post By Fami Bajrami
- 14:34, 22 janar, 2026
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së onkologjisë Nino Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve.
Para Gjykatës u dëgjuan tre dëshmitarë të dëmtuar, përfaqësues ligjorë të pacientëve të ndjerë, të cilët folën për trajtimin dhe terapinë specifike në Klinikën e onkologjisë.
Dy dëshmitarë sot në rastin e "onkologjisë" paralajmëruan kërkesë për dëmshpërblim dhe iu bashkuan ndjekjes penale, ndërsa njëri tha se nuk as nuk kërkon dëmshpërblim dhe as nuk i bashkohet ndjekjes penale, duke theksuar se madje i ishte mirënjohës dr. Nino Vasevit.
Dëshmitari i parë, gruaja e të cilit ishte paciente e Nino Vasevit në onkologji, duke iu përgjigjur pyetjes së prokurores Ana Gogovska Jakimovska, tha se në vitin 2013 ajo u operua në një spital privat dhe ishte mirë për nëntë vjet, por përsëri u shfaq një problem për të cilin duhej të kryheshin analiza në Turqi ose Slloveni.
"Vendosëm për Spitalin Koç në Turqi. Caktuam kontrolle, thanë se është në progres dhe se duhet të fillonte kimioterapinë sa më shpejt të jetë e mundur. Na thanë të prisnim gjashtë muaj dhe ishim në dilemë. U kthyem në Maqedoni me gjithë diagnozën dhe terapinë që duhej të merrej. Arritëm në lidhje me dr. Ninon, na pranoi, tha se mund ta japë atë terapi edhe këtu. Tha se mund të fillohet menjëherë me terapi", tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se në ditën e 21-të e çoi të marrë kimioterapi, si dhe disa radioterapi dhe terapi me vitamina.
"Rrezatimi i parë duhej të ishte katër ditë, por pas të parit thanë se nuk ka nevojë. Na thirrën në zyrën e dr. Vasevit edhe Meri ishte, thanë se është në rregull, mos kini frikë, ashtu është terapia", shpjegoi dëshmitari.
Por, siç tha dëshmitari, gjendja po përkeqësohej dhe kanë bërë konsulta të tjera, madje shkuan përsëri në Turqi, por nuk pati efekt.
Dëshmitari tjetër, gruaja e të cilit ishte gjithashtu paciente në onkologji me Nino Vasev nga viti 2007-8 ka dhënë këtë dëshmi.
"Në vitin 2005 iu diagnostikua kanceri i gjirit. Edhe pse ishte e vetëdijshme, nuk donte të merrte terapi. Disa vite më vonë, unë këmbëngula që të bëhej diçka, por nuk u gjet asgjë, kështu që u përqendruam më shumë te ushqimi dhe metodat alternative. Përdorëm metoda të ndryshme, por nuk pati ndonjë përkeqësim të veçantë, prandaj meduam se ishim në rrugën e duhur", tha dëshmitari...
Dëshmitari i fundit, babai i të cilit ishte pacient te Nino Vasevi në Klinikën e onkologjisë në vitin 2021, tha se ai ishte me të gjatë gjithë kohës dhe dinte për terapinë që e pranonte.
"Kur filloi terapinë në tetor, ai filloi kimioterapinë dhe imunoterapinë. Kjo zgjati deri në dhjetor, pastaj në janar ai kaloi në rrezatim, pas së cilës ai vazhdoi të merrte terapi deri në qershor-korrik 2022. Ndërsa muajt kalonin, ai u dobësua gjithnjë e më shumë. Përveç kur iu nënshtrua rrezatimeve në tru dhe mori një infuzion për trurin, pati përmirësim, ai mund të lëvizte dhe të fliste. Pa atë terapi me manitol nuk kishte orientim, ishte i përgjumur dhe i trullosur", tha dëshmitari.
Rasti gjendet në procedurën e provave dhe drejtohet nga gjyqtarja Snezana Markovska.
Seanca e radhës është më 9 shkurt, kur, siç është paralajmëruar do të fillojë seanca dëgjimore e ekspertëve nga Sllovenia, të cilët kanë kryer ekzaminime mjekësore për Prokurorinë. Për marrjen në pyetje të ekspertëve nga Sllovenia janë caktuar më shumë seanca në shkurt.
Foto: arkivi i MIA-s