• e premte, 22 nëntor 2024

Merren në polici dy nxënës të moshës 18 vjeçare për sulm ndaj nxënësit të së njëjtës shkollë

Merren në polici dy nxënës të moshës 18 vjeçare për sulm ndaj nxënësit të së njëjtës shkollë

Tetovë, 20 nëntor 2023 (MIA) - SPB Tetovë informon se sot pasdite janë arrestuar dy nxënës të shkollës së mesme të moshës 18-vjeçare për sulm ndaj një nxënësi në të njëjtën shkollë. Nxënësi i sulmuar për shkak të plagëve të marra është transferuar në Qendrën emergjente në Tetovë për ndihmë mjekësore.

"Sot (20 nëntor) në orën 15:45 në SPB Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik para shkollës së mesme në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike. Është vepruar menjëherë në bazë të ankesës dhe është konstatuar se disa nxënës të shkollës kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati Sellcë, nxënës i po kësaj shkolle të mesme i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në Qendrën emergjente në Tetovë për ndihmë mjekësore, ndërsa nëpunësit policor nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy nga pjesëmarrësit në sulm, personat me inicialet E.B (18) dhe L.C (18), të dy nga Reçica e vogël, nxënës në të njëjtën shkollë", ka thënë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Për ngjarjen është informuar prokurori publik dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR