• e enjte, 26 dhjetor 2024

Merko: Do ​​të jem i hapur për bashkëpunim për çdo proces para organeve të drejtësisë

Merko: Do ​​të jem i hapur për bashkëpunim për çdo proces para organeve të drejtësisë

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili së fundi është futur në listën e zezë të SHBA-ve, ka deklaruar sot se do të jetë i hapur për bashkëpunim në çdo proces para organeve të drejtësisë dhe se komuna dhe au do ta dorëzojë në kohë dhe sa më shpejt të jetë e mundur çdo dokumentacion të nevojshëm.

"Që nga presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë aleati ynë në çdo sfidë dhe së bashku kemi realizuar shumë projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës. Gjithmonë e mirëpres dhe e mbështes mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës", thotë Merko.

Ai sqaron se pas zhvillimeve të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk ka dashur të komunikojë në favor të proceseve, për të cilat thotë se “do të jem i hapur si gjithmonë për të mbështetur drejtësinë dhe çdo proces para organeve të drejtësisë”.

"Nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt ashtu siç kam qënë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera.  Në të njëjtën kohë, në interes të procesit, vendosa të ngrij çdo aktivitet në strukturat e partisë deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë. Për fund dua të falenderoj secilin qytetar për mbështetjen ndër vite por dhe mbështetjen të cilën nuk e kanë kursyer dhe këto ditë të cilët jam i bindur se bashkërisht do i kalojmë, në funksion të krijimit të kushteve për një jetë sa më të mirë të qytetarëve të Strugës dhe jo vetëm, për Strugën që e duam" , theksohet në kumtesën e publikuar në faqen në Fesjbuk të Komunës së Strugës.

Paraprakisht, nga Prokuroria Publike e RMV-së, informojnë se një komision katëranëtarësh i prokurorëve publikë nga Prokuroria Publike e RMV-së (PPRMV) sot po kryen mbikëqyrje në lëndët në lidhje me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë dhe Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se pas kontrolleve të plota, komisioni do të përgatisë raport. 

Prokuroria të enjten njoftoi se ka gjashtë lëndë aktive kundër kryetarit të Strugës. Nga atje theksuan se shumë seriozisht i marrin parasysh të gjitha të dhënat e Departamentit të Shtetit amerikan për ndikim potencial nga ana e Merkos ndaj procedurave. 

"Për këto arsye, Prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e çështjeve për çdo rast. Për të gjithë prokurorët që do të konstatohet se nuk kanë vepruar me kohë, në mënyrë joprofesionale dhe kanë rënë nën ndikim, do të fillojë procedura e llogaridhënies dhe publiku do të informohet me kohë", njoftoi PP të enjten. 

Departamenti i shtetit e futi Merkon në listën e zezë për korrupsion dhe ndikim në proceset gjyqësore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR