Meri Dika Georgievska është kryetare e re e Gjykatës së Apelit Shkup
- Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 429-të mori vendim, me të cilin për ushtruese detyre kryetare të Gjykatës së Apelit Shkup e ka emëruar Meri Dika Georgievska, gjykatëse nga Gjykata e A
- Post By Besnik Shuki
- 15:41, 3 shkurt, 2023
Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 429-të mori vendim, me të cilin për ushtruese detyre kryetare të Gjykatës së Apelit Shkup e ka emëruar Meri Dika Georgievska, gjykatëse nga Gjykata e Apelit Shkup.
Këshilli gjyqësor, në seancën e sotme, paraprakisht ka marrë vendim për ndërprerje të funksionit të gjykatësit për shkak të plotësimit të kushteve për pension të Lidija Dimçevska, e cila nga marsi i vitit 2018 ishte u.d. kryetare e Gjykatës së Apelit Shkup.
Në seancë, u debatua edhe për zgjedhje të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit gjyqësor, por nuk është marrë vendim për zgjedhje, ndërsa do të merret në seancën e ardhshme.
Këshilli gjyqësor, informoi se në seancën e sotme u shqyrtua edhe Raporti nga vizita e punës në Gjykatën themelore Gostivar. bsh/