Merci, Makroni, Starmer dhe Meloni biseduan për koordinimin diplomatik të krizës në Lindjen e Mesme
- - Liderët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë sot në një bisedë telefonike ranë dakord të punojnë së bashku në "koordinim diplomatik dhe ushtarak" si përgjigje ndaj eskalimit të luftës në Lindjen e Mesme, të shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe përgjigjes së Teheranit, njoftoi qeveria britanike.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:03, 6 mars, 2026
Londër, 6 mars 2026 (MIA) - Liderët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë sot në një bisedë telefonike ranë dakord të punojnë së bashku në "koordinim diplomatik dhe ushtarak" si përgjigje ndaj eskalimit të luftës në Lindjen e Mesme, të shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe përgjigjes së Teheranit, njoftoi qeveria britanike.
Fridrih Merc, Emanuel Makron, Kir Starmer dhe Xhorxha Meloni ranë dakord gjatë një bisedë telefonike katërpalëshe të qëndrojnë në kontakt të ngushtë lidhur me krizën në Lindjen e Mesme.
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran, përfshirë edhe Tehranin, filluan më 28 shkurt dhe shkaktuan viktima civile, ndërsa Irani iu përgjigj me sulme ndaj territorit izraelit dhe objektivave ushtarake amerikane në rajon.
Në një nga sulmet, lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamneni, u vra, ndërsa vendi shpalli 40 ditë zie. qa/
Foto: Arkivi